Endriti, një djalosh me sindromën Down tha se kishte dy ëndrra, njërën të ishte në emisionin e Canit “Zonë e Lirë” dhe tjetrën nuk do ta besoni, cfarë është.
I ftuar në emisionin e Canit në Tv Klan ai tha se ëndrra tjetër kishte të bunet me Edi Ramën: Dua që ai të japë dorëheqjen.
Endriti tha se e kërkonte këtë pasi e kishte mërzitur, nuk bënte më. Ai tha se kishte qenë me PS por ishte larguar nga kjo parti dhe tani ishte me LSI. Megjithatë po mendonte të shkonte me PD.
Endriti e përballoi shumë mirë intervistën në Zonë e Lirë dhe pati një përformancë që habiti edhe personat në studio. Ai tha se punonte në postë si dhe kishte miq ndërkohë që shquhej si tifoz sporti.





