Edhe gazeta serioze austriake Die Presse, e përditshmja më e vjetër e dalë në shtyp që në perandorinë Hasburgase dhe partizane e pavarësisë shqiptare asokohe, shkruan për dyshimet për korrupsion në blerjen e viles rezidenciale nga ana e Romana Vlahutin. Gazeta thekson se afera Vlahutin është embarasante për Komisionin Europian i cili insiston që Shqipëria të luftojë korupsionin.
Wolgang Böhm
Si mund të kushtojë 1,65 milion euro një vilë në Shqipëri, një nga vendet më të varfra të Evropës. Me këtë çështje po merret aktualisht shefja e komisionit të kontrollit buxhetor në Parlamentin Europian Ingeborg Graessle (CDU). Shkak është blerja e një ndërtese nga Shërbimi i Jashtëm Europian i BE (i kryesuar nga Mogherini; sh.red).
e cila po hetohet brenda institucioneve europiane. Aty do të strehohej shefja e përfaqësisë së BE-së.
Mediat lokale dyshojnë për korrupsion sepse çmimi 4780 euro për metër katror për banesën për faqsuese në Rolling Hills pranë Tiranës ishte shumë mbi atë të zakonshëm 1000 deri maksimalisht 2000 euro për metër katror. Të tjera banesa të ngjashme po aty janë shitur me çmime më të leverdishme.
Villa të tjera të papërshtatshme.
Graessle, e cila po heton çështjen, i ka dërguar pyetje Sh.J.E. (Mogherinit) përgjigjet e të cilit i ka Die Presse. Përgjegjësit justifikohen se çmimi u ul përmes negociatave nga 1,75 milionë në 1,649 milionë euro. Vila ka një pjesë private dhe një pjesë reprezentative. Ajo përfshin jo 345 metra katror por 585 dhe kjo e ul çmimin nga 4780 në 2819 euro për metër katror. Që edhe ky çmim ishte mbi nivelin e tregut lokal nuk i shqetësoi administratorët e çështjes. Godina më të lira rezultuan të pa përshtatshme edhe për arsye sigurie shkruan në përgjigjen e tij Sh.J.E.
Çështja është embarasante sepse Komisioni i BE kritikon korrupsionin në Shqipërisë prej vitesh dhe tani duhet të përballohet me kritika për veprime të diskutueshme.





