Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FOTO & DETAJE/ Zbardhen rrethanat dhe shkaqet e vetëdjegies së dhëndrit te shtëpia e ish-vjehrrës

03/03/2017
FOTO & DETAJE/ Zbardhen rrethanat dhe shkaqet e vetëdjegies së dhëndrit te shtëpia e ish-vjehrrës
Share on FacebookShare on Whatsapp

Nuk e përballoi dot ngarkesën psikologjike pas ndarjes nga e fejuara dhe mbylljes së biznesit, i jep fund jetës duke u vetëdjegur para apartamentit të ish-vjehrrës së tij. Policia e Korçës bëri të ditur se Olgert Miho, 38 vjeç, ka gjetur vdekjen, pasi u vetëdogj me benzinë në një pallat në lagjen nr. 18, në qytetin e Korçës, raporton “Panorama”.
Ngjarja e rëndë, që solli edhe plagosjen e ish- kunatës së 38-vjeçarit, ka ndodhur dje, herët në mëngjes. Paraprakisht dyshohet se viktima ka qenë i dehur në momentin e kryerjes së aktit të vetëflijimit.

Policia
“Rreth orës 05:30, në lagjen nr. 18, në Korçë, është vetëdjegur me benzinë në banesën e ish-vjehrrës së tij shtetasi O. M., 38 vjeç, banues në Korçë. Nga hetimet e kryera rezulton se ky shtetas në sheshpushimin e pallatit ka lyer veten e tij dhe më pas një pjesë të sasisë së lëndës djegëse (benzinë) e ka hedhur poshtë derës së banesës, brenda së cilës ndodheshin ish-vjehrra, shtetasja D. Ç., 58 vjeçe, si dhe ish-kunata e tij, shtetasja G. I., 28 vjeçe. Për pasojë shtetasi O. M. ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Gjithashtu ka marrë djegie trupore shtetasja G. I., e cila ndodhet në Spitalin e Korçës nën kujdesin e mjekëve, si dhe është djegur pothuajse e gjithë hyrja e apartamentit në pronësi të 58-vjeçares”, bëri të ditur dje Policia e Korçës.

Ngjarja
Në vendin e ngjarjes grupi hetimor ka gjetur dy shishe të benzinës dhe një shishe me pije alkoolike, të cilën dyshohet se e ka konsumuar te dera e banesës së ish-të fejuarës së tij me të cilën ishte ndarë një muaj më parë.
Sipas të dhënave nga grupi hetimor, pasi ka marrë dy shishe me benzinë, 38-vjeçari ka lënë në cep të pallatit motorin e tij dhe është ngjitur në katin e 5-të, ku në sheshpushimin e pallatit ka nisur të hedhë benzinë mbi veten e tij.
Ai është pozicionuar në afërsi të derës së apartamentit ku jetonte familja e ish-të fejuarës, çka ka bërë që lënda djegëse të përhapet edhe te një rrugicë prej cope që ishte vendosur para derës prej druri.
Në momentin që Olgert Miho i ka vendosur zjarrin vetes, flakët janë përhapur edhe në drejtim të banesës ku ndodhej ish-vjehrra dhe ish-kunata me fëmijën e saj të mitur, çka ka bërë që të përfshihet edhe apartamenti . Personi i parë që është zgjuar ka qenë 28-vjeçarja. Por sapo ka dalë në korridor, ajo është përballur me flakët. Më pas një pjesë nga suvaja e tavanit është shkëputur duke i rënë asaj në trup.
Të bërtiturat kanë zgjuar nënën dhe fqinjët, të cilët kanë nisur të shuajnë zjarrin dhe kanë lajmëruar edhe zjarrfikësen e ambulancën.

Shkaqet
Shkak për ngjarjen, sipas të dhënave, është bërë ndarja e të riut rreth një muaj më parë nga e fejuara Danjela I. Çifti për rreth dy vite kishte jetuar në Tiranë, ku kishin nisur jetën e tyre.
Sipas familjarëve, Olgerti kishte hapur edhe një biznes të tijin, lokal, por disa muaj më parë ai e kishte mbyllur pasi kishte falimentuar. Kjo dyshohet të jetë bërë edhe shkak i konflikteve mes çiftit, pasi ata ishin në vështirësi financiare. Veç problemeve me biznesin dhe konflikteve në çift, situata psikologjike e 38-vjeçarit ishte rënduar më tepër rreth 4 muaj më parë, kur nëna e tij kishte shfaqur probleme të rënda shëndetësore.
Grindjet e vazhdueshme kanë sjellë edhe ndarjen e çiftit. Rreth një muaj më parë, Olgerti kishte marrë rrobat dhe ishte kthyer në qytetin e Korçës, në pamundësi për të përballuar jetesën në Tiranë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Dializa nga privat në privat, tender 49 milionë euro për 4 vjet

Dializa nga privat në privat, tender 49 milionë euro për 4 vjet

14/08/2026
Selenica e Vullnetit voton kundër Ramës, Këshilli Bashkiak bashkon PS dhe PD

Selenica e Vullnetit voton kundër Ramës, Këshilli Bashkiak bashkon PS dhe PD

14/08/2026
Zjarri në Parkun e Lurës, procedohen penalisht 3 punonjës për shpërdorim detyre

Zjarri në Parkun e Lurës, procedohen penalisht 3 punonjës për shpërdorim detyre

14/08/2026
VLORË/ Konflikt për pronën mes dy vëllezërve, arrestohet 47-vjeçari me armë

VLORË/ Konflikt për pronën mes dy vëllezërve, arrestohet 47-vjeçari me armë

14/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Dializa nga privat në privat, tender 49 milionë euro për 4 vjet

Dializa nga privat në privat, tender 49 milionë euro për 4 vjet

14/08/2026
Selenica e Vullnetit voton kundër Ramës, Këshilli Bashkiak bashkon PS dhe PD

Selenica e Vullnetit voton kundër Ramës, Këshilli Bashkiak bashkon PS dhe PD

14/08/2026
Zjarri në Parkun e Lurës, procedohen penalisht 3 punonjës për shpërdorim detyre

Zjarri në Parkun e Lurës, procedohen penalisht 3 punonjës për shpërdorim detyre

14/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.