Një 18-vjeçar ka goditur me sende të forta drejtorin dhe nëndrejtoreshën te “Shkolla e Bashkuar”, në Farkë të Madhe.
Sipas Burimeve të Policisë Vendore, mësohet se në pranga ka rënë Aldo Troski, 18 vjeç, banues në Tiranë pasi ka goditur me sende të forta drejtorin e shkollës Xh. Q., 56 vjeç, banues në Tiranë dhe nëndrejtoreshën, shtetasen O. I., 36 vjeçe, banuese në Tiranë.
Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet që e kanë shtyrë të riun të ndërmarrë veprime të tilla, ndërsa pritet të merret në pyetje në komisariat.





