Seanca gjyqësore e ballafaqimit dhe pyetjeve me dëshmitarin e mbrojtur, biznesmenin Ylvi Beqja, e Emiljano Shullazit është shtyrë sërish.
As sot Shullazi nuk është paraqitur në seancën me dyer të mbyllura duke detyruar gjykatën të shtyje për të 13-ën herë seancën gjyqësore të ballafaqimit mes tij dhe biznesmenit Beqja.
Avokati i Shullazit bëri me dije se klienti i tij nuk ishte i pranishëm në sallë për arsye shëndetësore.
Ndërkohë dëshmitari i mbrojtur, Ylvi Beqaj ishte i pranishëm në sallën e gjyqit, gati për të dëshmuar.
Kjo është seanca e 13 që shtyhet dhe seanca e radhës u caktua më 7 mars, por nuk dihet se cili do të jetë fati i radhës së kësaj “telenovele” gjyqësore.





