Prokuroria e Durrësit ka urdhëruar sot regjistrimin hetimit penal në lidhje me ngarkesat me plehra që dyshohet që u strehuan në Shqipëri në mënyrë ilegale.
Prokurori i Durrësit, Agron Gjana urdhëroi sot nisjen e hetimit penal për një nga skandalet e mundshme më të mëdha në 25 vitet e fundit në vend.

Bëhet fjalë për rreth 1500 ngarkesa me plehra të importuara nga Italia drejt Maqedonisë por që dyshohet se janë zhdukur brenda territorit shqiptar.
Drejtuesi i Prokurirsë së Durrësit ka ngarkuar prokuroren Enkeleida Xhengo dhe 2 oficerë të policisë gjyqësore Arjan Vogli dhe Arshi Basha për të vijuar hetimet.
Droni.al ka siguruar dokumentin e nisjes së hetimeve. Droni.al





