Presidenti shqiptar Bujar Nishani me 7 mars do të vizitoj Bujanocin dhe Preshevën.
Sipas “Presheva jonë”, mësohet se në Bujanoc e Preshevë kanë nisur përgatitjet për pritjen e Presidentit shqiptar.
Liderët e Luginës se Preshevës e mirëpresin këtë vizitë, ndërsa e cilësojnë si një vizite historike. Historike, Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani në 7 mars viziton Bujanocin edhe Preshevën.
Axhenda e vizitës së Presidentit të Shqipërisë Bujar Nishani në Bujanoc dhe Preshevë më 7 Mars 2017
– Ora 12:00 – 13:00: Arritja e Presidentit në Komunën e Bujanocit Takim me kryetarin e Komunës, Shaip Kamberi dhe kryetarin e Këshillit Nacional, Jonuz Musliu Takim me përfaqësuesit e Komunës së Medvegjës Takim me përfaqësuesit institucional dhe politik (zyra e kryetarit të komunës së Bujanocit)
– Ora 13:00 -13:30: Vizitë Shkollës fillore “Muharem Kadriu” (shkolla e re), Tërnoc
– Ora 13:30 -15:00: Program kulturor me rastin e 7 Marsit, Ditës së Mësuesit, Restorant “Breta”, Bujanoc
– Ora 15:00: Nisja e Presidentit për në Preshevë.




