Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Kamëz, në shkurt hiqen 300 familje nga ndihma ekonomike, Rama VKM që kërcënon ata që nuk bëjnë Check Up-in!

09/02/2017
Kamëz, në shkurt hiqen 300 familje nga ndihma ekonomike, Rama VKM që kërcënon ata që nuk bëjnë Check Up-in!
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kamza vazhdon të persekutohet nga qeveria “Rama”. Jo vetëm që prej vitit 2013 nuk ka akorduar asnjë lekë për investime, por çdo muaj vazhdon të largojë padrejtësisht nga skema e ndihmës ekonomike familjet përfituese.
Denoncimi vjen nga bashkia e Kamzës.
Sipas këtij denoncimi, në muajin shkurt Shërbimi Social Shtetëror ka larguar nga skema e përfitimit të ndihmës ekonomike 300 familje në Bashkinë Kamëz.
“Absurditeti është që këto heqje janë pa argument, sepse të njëjtat familje e kanë përfituar ndihmën deri më tani me të njëjtin numër pikësh. Çuditërisht, tani këto familje njoftohen që nuk kanë marrë pikët e mjaftueshme, edhe pse ato nuk kanë ndryshim në kushtet e jetesës së tyre social-ekonomike.
Pra, kuptohet qartë që ky është një sulm politik kundrejt Bashkisë dhe qytetarëve të Kamzës.
Qeveria është vënë në shërbim të koncesioneve të dhëna në kurriz të shqiptarëve, duke kërcënuar edhe familjet përfituese të kësaj ndihme. Më 7 dhjetor 2016, qeveria ka nxjerrë VKM me nr. 955 me anë të të cilës i detyron (‘kërcënon’), familjet përfituese të ndihmës ekonomike të bëjnë Check Up-in. Ndonëse nuk e përmend konkretisht fjalën ‘Check Up’ më konkretisht në pikë 8 të VKM-së thuhet: ‘Strukturat e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësorë, mjeku i familjes dhe administratori shoqëror, koordinojnë procesin e dhënies së ndihmës ekonomike duke bërë të mundur dhënien e informacionit për kryerjen e kontrollit mjekësor bazë për personat e grupmoshës 35 – 70 vjeç. Administratori shoqëror ka detyrimin të njoftojë tre muaj rresht para muajit të lindjes, personat e grupmoshës 35 – 70 vjeç që përfitojnë ndihmë ekonomike për kryerjen e kontrollit mjekësor bazë në një nga ditët e muajit të lindjes. Personi i njoftuar është i detyruar të paraqitet në muajin pasardhës të muajit të lindjes me një vërtetim nga qendra shëndetësore që ka kryer kontrollin mjekësor bazë. Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor brenda 7 ditëve kalendarike nëpërmjet strukturave rajonale të tij dërgon informacionin e nevojshëm pranë administratorit shoqëror’. Kësaj i thonë të të kërcënojë qeveria me bukën e gojës për Check Up-in e qeverisë!”, thuhet në reagimin zyrtar të bashksië së Kamzës.
Prej vitit 2013, numri i familjeve që janë larguar nga skema e përfitimit të ndihmës ekonomike në Bashkinë është rreth 5 mijë familje. Edhe pse administratorët kanë bërë oponencën ligjore në sistemin elektronik, ndaj Kryeministrit dhe ministrit të linjës për rastet e refuzimit padrejtësisht, përsëri këto familje kanë mbetur pa u trajtuar.
vkmz2

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Presidenti Zelenski, takim me Kryeministrin Rama

Gjysëm hamendja e Ramës për deklaratën e Zelenskit për Kosovën: Edhe mund ta ketë gabim

13/08/2026
Letra e Ilda Zhulalit për votuesit GRI: Voto sikur jeta jote varet nga kjo – sepse në fakt varet plotësisht

ILDA ZHULALI/ Tirana digjet, arka mbushet! Ku shkuan miliardat e betonit

13/08/2026
Zjarr në një apartament pranë stadiumit “Selman Stërmasi”, rruga e bllokuar nga makinat

Zjarr në një apartament pranë stadiumit “Selman Stërmasi”, rruga e bllokuar nga makinat

13/08/2026
Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

Veliaj çon në Apel vendimin e gjykatës për emërimin e prokurorit Dado

13/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Presidenti Zelenski, takim me Kryeministrin Rama

Gjysëm hamendja e Ramës për deklaratën e Zelenskit për Kosovën: Edhe mund ta ketë gabim

13/08/2026
Letra e Ilda Zhulalit për votuesit GRI: Voto sikur jeta jote varet nga kjo – sepse në fakt varet plotësisht

ILDA ZHULALI/ Tirana digjet, arka mbushet! Ku shkuan miliardat e betonit

13/08/2026
Zjarr në një apartament pranë stadiumit “Selman Stërmasi”, rruga e bllokuar nga makinat

Zjarr në një apartament pranë stadiumit “Selman Stërmasi”, rruga e bllokuar nga makinat

13/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.