Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

SKEMA/ Ambra dhe Fllanxa “zyrë pune”, ja me sa euro i joshnin vajzat për prostitucion!

07/02/2017
SKEMA/ Ambra dhe Fllanxa “zyrë pune”, ja me sa euro i joshnin vajzat për prostitucion!
Share on FacebookShare on Whatsapp

Tutoret Ana (Fllanxe A.) dhe Erisa (Ambara I.)siguronin vajza për prostitucion duke përdorur rrjetet sociale. U premtonin se do të fitonin 1 mijë euro në muaj. Taksistët i dërgonin në hotel, kurse një polic, efektiv rrugor u siguronte klientët.
Kështu funksiononte grupi prej 11 personash që u arrestuan ditën e djeshme në Tiranë.
Por si arritën taksistët dhe ky grup të formonin një rrjet prostitucioni në Tiranë?
Fillimisht taksistët ranë dakord me Ambra I., dhe Fllanxe A., që këto të fundit të gjenin vajza të reja. Ambra I., dhe Fllanxe A., 21 dhe 37 vjeç prezantoheshin me emrin Erisa dhe Ana. Ato arritën të bindnin më shumë se 15 vajza të reja në mënyrë që të punonin si prostituta, raporton Shqiptarja.Com.
Nga përgjimet që ka bërë Policia dhe Prokuroria e Tiranës Erisa dhe Ana u premtonin vajzave se do të fitonin më shumë se 1 mijë euro në muaj.
Ato i kontaktonin vajzat në rrjetet sociale, por edhe në njoftime për punë që publikonin në gazeta dhe “on-line”.
Pasi takoheshin Ambra I. dhe Fllanxe A., u shpjegonin vajzave punën që duhet të bënin. Më pas Erisa dhe Ana kontaktonin me 4 taksistët Maringlen Ahmetaj, Arben Bici, Përparim Kola dhe Kujtim Karamuça. Taksistët shkonin i merrnin vajzat dhe i dërgonin në hotele të ndryshme ku i prisnin klientët.
Sipas Policisë së Tiranës klientët siguroheshin nga oficeri i policisë rrugore Elton Shtrepi, nga taksistët, por edhe nga Gjergji Rusa dhe Albion Todri. Përveçse u gjenin prostituta, rrjeti i prostitucionit u siguronte edhe kokainë klientëve.
Deri në 150 euro paguanin klientët për një prostitutë e cila sigurohej nga 4 taksistët, punonjësi i policisë Rrugore Elton Shtrepi dhe nga 4 persona të tjerë.
Policia e Tiranës arrestoi dy ditë më parë 11 persona si dhe shpalli në kërkim 1 tjetër.
Ndërkohë vajzat të cilat u shfrytëzuan për prostitucion dhe klientët do të ndiqen penalisht në gjendje të lirë.

Për më shumë mund të ndiqni edhe …

VIDEO/ Tiranë, Ja si u prangosën anëtarët e rrjetit të prostitucionit
/web/VIDEO_Tirane_Ja_si_u_prangosen_anetaret_e_rrjetit_te_prostitucionit_33400_1-148.php

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Zjarr në një apartament pranë stadiumit “Selman Stërmasi”, rruga e bllokuar nga makinat

Zjarr në një apartament pranë stadiumit “Selman Stërmasi”, rruga e bllokuar nga makinat

13/08/2026
Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

Veliaj çon në Apel vendimin e gjykatës për emërimin e prokurorit Dado

13/08/2026
Debate në mbledhjen me Ramën, kryebashkiakët kundërshtojnë shkrirjen e 15 bashkive

Debate në mbledhjen me Ramën, kryebashkiakët kundërshtojnë shkrirjen e 15 bashkive

12/08/2026
Kalaja: Kruja në ankth, flakët janë shumë pranë banesave në Abaze. Sillni mjete me ujë, zjarrfikësit kanë nevojë për furnizim

Kalaja: Kruja në ankth, flakët janë shumë pranë banesave në Abaze. Sillni mjete me ujë, zjarrfikësit kanë nevojë për furnizim

12/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Zjarr në një apartament pranë stadiumit “Selman Stërmasi”, rruga e bllokuar nga makinat

Zjarr në një apartament pranë stadiumit “Selman Stërmasi”, rruga e bllokuar nga makinat

13/08/2026
Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

Veliaj çon në Apel vendimin e gjykatës për emërimin e prokurorit Dado

13/08/2026
Debate në mbledhjen me Ramën, kryebashkiakët kundërshtojnë shkrirjen e 15 bashkive

Debate në mbledhjen me Ramën, kryebashkiakët kundërshtojnë shkrirjen e 15 bashkive

12/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.