Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

VIDEO/ I vunë gjobë 25 mijë euro ose do ti vrisnin djalin, si i futi në kurth biznesmeni dy kërcënuesit

05/02/2017
VIDEO/ I vunë gjobë 25 mijë euro ose do ti vrisnin djalin, si i futi në kurth biznesmeni dy kërcënuesit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Policia ka arrestuar dy persona në Lezhë, të cilët kërcënonin një person se do t’i vrisnin djalin nëse nuk u jepte plot 25 mijë euro.
Ngjarja ka ndodhur në Lezhë ku të arrestuarit janë Dodë Gjoka, 37 vjeç dhe Mark Çuku, 49 vjeç. Këta persona, për një kohë të gjatë kërcënonin V. P. biznesmen, se do t’i vrisnin djalin nëse nuk u jepte 25 mijë euro.
V. P. njoftoi Policinë për rastin dhe inskenoi takimin me dy kërcënuesit të cilëve u tha se do t’ua jepte paratë.
Kur Gjoka dhe Çuku shkuan të merrnin 25 mijë eurot, ata u përballën me Policinë dhe u prangosën në vend.

Njoftimi i plotë i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë

Finalizohet operacioni “Gjobëvënia”

I vënë gjobë dhe e kërcënojnë, por zbulohen dhe kapen nga policia brenda 5 orëve

Vihen në pranga 2 shtetas

Me datë 04 Shkurt 2017, nga efektivët e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Lezhë dhe Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë , është finalizuar operacioni i koduar Gjobëvënia ” me goditjen e nje rasti të gjobëvënies dhe arrestimin ne flagrancë të 2 shtetasve të dyshuar si autorë.
Konkretisht:
D. Gj., i vitlindjes 1980, lindur në Mirditë dhe banues Kodër Marlekaj Lezhë, me gjendje gjyqësore i dënuar më parë për tentative vrasje
M. Q., i vitlindjes 1968, lindur në Shkodër dhe banues në Malecaj
Gjatë paraditës së djeshme, pas kallëzimit të marrë nga shtetasi V. P. se ishte kërcënuar me jetën e djalit të tij nga disa mesazhe të ardhura në numrin e tij celular, i cili duhej të paguante shumën prej 25.000 Euro, Policia e Lezhës menjëherë ka ndërtuar punën dhe ndjekur me metoda speciale të hetimit, ku është bërë e mundur identifikimi i i autorëve të letrës dhe mesazhit kërcënues.
Falë veprimeve të shpejta profesionale dhe operacionale, është bërë e mundur që pas 5 orësh nga momenti i kërcënimit, policia ka arrestuar në flagrancë në vendin e quajtur Malecaj, tek ura e fshatit, autorët e dyshuar, konkretisht shtetasit e lartpërmendur, të cilët ishin paraqitur për të marrë shumën e kërkuar.
Në momentin e kapjes në flagrancë këtyre shtetasve u është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale:
Qesja e marrë nga vendi ngjarjes
Telefoni celular me të cilin kanë dërguar mesazhet kërcënuese
Një palë dylbi të cilat i përdornin për të vrojtuar
Automjeti tip Benz me të cilin udhëtonin autorët
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë mbi bazën e nenit 109/B të Kodit Penal “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.
Materialet procedurale i kaluan për ndjekje të mëtejshme, Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet të Rënda, Tiranë.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Zjarr në një apartament pranë stadiumit “Selman Stërmasi”, rruga e bllokuar nga makinat

Zjarr në një apartament pranë stadiumit “Selman Stërmasi”, rruga e bllokuar nga makinat

13/08/2026
Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

Veliaj çon në Apel vendimin e gjykatës për emërimin e prokurorit Dado

13/08/2026
Debate në mbledhjen me Ramën, kryebashkiakët kundërshtojnë shkrirjen e 15 bashkive

Debate në mbledhjen me Ramën, kryebashkiakët kundërshtojnë shkrirjen e 15 bashkive

12/08/2026
Kalaja: Kruja në ankth, flakët janë shumë pranë banesave në Abaze. Sillni mjete me ujë, zjarrfikësit kanë nevojë për furnizim

Kalaja: Kruja në ankth, flakët janë shumë pranë banesave në Abaze. Sillni mjete me ujë, zjarrfikësit kanë nevojë për furnizim

12/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Zjarr në një apartament pranë stadiumit “Selman Stërmasi”, rruga e bllokuar nga makinat

Zjarr në një apartament pranë stadiumit “Selman Stërmasi”, rruga e bllokuar nga makinat

13/08/2026
Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

Veliaj çon në Apel vendimin e gjykatës për emërimin e prokurorit Dado

13/08/2026
Debate në mbledhjen me Ramën, kryebashkiakët kundërshtojnë shkrirjen e 15 bashkive

Debate në mbledhjen me Ramën, kryebashkiakët kundërshtojnë shkrirjen e 15 bashkive

12/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.