Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DETAJE/ Athinë, masakra ndaj familjes shqiptare, flet i afërmi: Kafshët që shkaktuan tragjedinë janë shqiptarë

05/02/2017
DETAJE/ Athinë, masakra ndaj familjes shqiptare, flet i afërmi: Kafshët që shkaktuan tragjedinë janë shqiptarë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Rreth orës 02.00 të natës së datës 4 shkurt, një familje shqiptare u sulmua rëndë në një nga lagjet e Athinës. Një i afërm i familjarëve ka bërë me dije për JoQ se masakruesit që mësynë për të vjedhur dhe përfunduan duke shkaktuar një tragjedi të vërtetë, janë shqiptarë.
Ai bën me dije se gjithë ngjarja ka ndodhur në sy të fëmijëve të çiftit Halitaj dhe se kanë qenë pikërisht këta të fundit që janë shprehur se kanë dëgjuar autorët të flasin shqip.
“Në shtëpinë e një të afërmit tim në Greqi u futën për të gjetur lekë dhe mbasi vodhën, i vranë gruan ndërsa të afërmit im i gjuajtën në kokë me pistoletë. Ai është ende gjallë por pritet të vdesë o sot o nesër. E gjithë kjo masakër u bë në prezencën e dy fëmijëve. Fëmijët thonë se folën shqip dhe se janë shqiptarë kafshët që bënë masakrën. Autoritet akoma s’i kanë kapur”, shkruan i afërmi.
Duke folur për gjendjen e rëndë shëndetësore të kryefamiljarit, Halitaj, ai shprehet se “i është hapur koka më dysh dhe vetëm zemra i punon me aparate. Mjekët thonë se pritet të vdesë o sot o nesër”.
Djali 27­vjeçar i kësaj familje, i cili sikurse edhe vajza 17­vjeçare kanë parë çdo skenë makabre që të pashpirtët kanë kryer mbi nënën dhe babanë e tyre, është me probleme mendore, ndaj është e vështirë që prej tij të mund të mësohet diçka më shumë mbi autorët. Djali 27-vjeçar është me të meta mendore dhe tani e kanë shtruar në spital psikiatrik. S’jep dot asnjë informacion për vrasësit edhe pse pa çdo gjë”, tha familjari, duke shtuar se vajza e mitur ndodhet në gjendje shumë të rënduar psikologjike.
Mëngjesin e djeshëm, autorët kanë qëlluar me armë në kokë gruan 50 ­vjeçare dhe burrin e saj, 53 vjeç. Veç kësaj, ata kanë plagosur me mjete prerëse në fytyrë djalin e tyre 27­vjeç, gjë e cila ka ndodhur e gjitha në sy të vajzës 17­vjeçare. Gruaja ndërroi jetë rrugës për në spital, ndërsa siç raporton familjari, gjendja e burrit është kritike.
greqi, policia grabitja

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Zjarr në një apartament pranë stadiumit “Selman Stërmasi”, rruga e bllokuar nga makinat

Zjarr në një apartament pranë stadiumit “Selman Stërmasi”, rruga e bllokuar nga makinat

13/08/2026
Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

Veliaj çon në Apel vendimin e gjykatës për emërimin e prokurorit Dado

13/08/2026
Debate në mbledhjen me Ramën, kryebashkiakët kundërshtojnë shkrirjen e 15 bashkive

Debate në mbledhjen me Ramën, kryebashkiakët kundërshtojnë shkrirjen e 15 bashkive

12/08/2026
Kalaja: Kruja në ankth, flakët janë shumë pranë banesave në Abaze. Sillni mjete me ujë, zjarrfikësit kanë nevojë për furnizim

Kalaja: Kruja në ankth, flakët janë shumë pranë banesave në Abaze. Sillni mjete me ujë, zjarrfikësit kanë nevojë për furnizim

12/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Zjarr në një apartament pranë stadiumit “Selman Stërmasi”, rruga e bllokuar nga makinat

Zjarr në një apartament pranë stadiumit “Selman Stërmasi”, rruga e bllokuar nga makinat

13/08/2026
Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

Veliaj çon në Apel vendimin e gjykatës për emërimin e prokurorit Dado

13/08/2026
Debate në mbledhjen me Ramën, kryebashkiakët kundërshtojnë shkrirjen e 15 bashkive

Debate në mbledhjen me Ramën, kryebashkiakët kundërshtojnë shkrirjen e 15 bashkive

12/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.