Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Misteri, 29-vjeçarja bie nga kati i pestë te banesat sociale

04/02/2017
Misteri, 29-vjeçarja bie nga kati i pestë te banesat sociale
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një vajzë 29- vjeçare mbeti e plagosur rëndë mesditën e së mërkurës, pasi ra nga kati i pestë i një pallati ku banonte, në zonën e Shkozës, në Tiranë. Ngjarja ndodhi rreth orës 13:00, në pallatet e banesave sociale, që ndodhen në rrugën Agush Gjergjevica raporton Panorama.Burime nga Policia thanë se ende nuk është përcaktuar me saktësi nëse 29-vjeçarja, I.Xh., ka rënë aksidentalisht nga ballkoni, apo është hedhur qëllimisht për t’u vetëvrarë.
Mësohet se oficerët e Komisariatit nr.1 u kanë marrë deklarime familjarëve të të plagosurës, të cilët kanë treguar se nuk kanë qenë në shtëpi kur ka ndodhur ngjarja.
Por nga ana tjetër, janë shprehur se e reja kishte pasur vazhdimisht probleme mendore dhe nuk e përjashtojnë mundësinë që ajo edhe mund të jetë hedhur pasi mund të ketë pasur ndonjë krizë të momenteve të fundit, siç kishte pasur edhe disa herë më parë.
Ngjarja është denoncuar në Polici nga disa dëshmitarë okularë, të cilët banojnë në të njëjtin pallat me vajzën dhe kanë rastisur aty duke e parë kur ajo binte nga lartësia. Këta persona janë shoqëruar dhe janë marrë në pyetje në Komisariatin nr.1, për të sqaruar rrethanat e ngjarjes, nëse ngjarja është aksidentale, apo një tentativë vetëvrasjeje e vajzës së re.
Megjithatë, burimet thanë se dëshmitarët nuk kanë konfirmuar asgjë në lidhje me këto dyshime, pasi, sipas tyre, nuk e kanë parë momentin kur ajo është shkëputur nga ballkoni në katin e pestë, por vetëm momentin kur ajo ka rënë dhe është përplasur fort në tokë.
Një autoambulancë ka mbërritur në vendngjarje dhe ka transportuar në Spitalin e Traumës 29-vjeçaren I.Xh., e cila, sipas mjekëve, ndodhet në gjendje të rëndë, pasi ka pasur edhe hemorragji të brendshme dhe disa organe i janë dëmtuar. Policia tha se ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa materialet janë referuar në Prokurorinë e Tiranës për vlerësim të mëtejshëm.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Zjarr në një apartament pranë stadiumit “Selman Stërmasi”, rruga e bllokuar nga makinat

Zjarr në një apartament pranë stadiumit “Selman Stërmasi”, rruga e bllokuar nga makinat

13/08/2026
Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

Veliaj çon në Apel vendimin e gjykatës për emërimin e prokurorit Dado

13/08/2026
Debate në mbledhjen me Ramën, kryebashkiakët kundërshtojnë shkrirjen e 15 bashkive

Debate në mbledhjen me Ramën, kryebashkiakët kundërshtojnë shkrirjen e 15 bashkive

12/08/2026
Kalaja: Kruja në ankth, flakët janë shumë pranë banesave në Abaze. Sillni mjete me ujë, zjarrfikësit kanë nevojë për furnizim

Kalaja: Kruja në ankth, flakët janë shumë pranë banesave në Abaze. Sillni mjete me ujë, zjarrfikësit kanë nevojë për furnizim

12/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Zjarr në një apartament pranë stadiumit “Selman Stërmasi”, rruga e bllokuar nga makinat

Zjarr në një apartament pranë stadiumit “Selman Stërmasi”, rruga e bllokuar nga makinat

13/08/2026
Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

Veliaj çon në Apel vendimin e gjykatës për emërimin e prokurorit Dado

13/08/2026
Debate në mbledhjen me Ramën, kryebashkiakët kundërshtojnë shkrirjen e 15 bashkive

Debate në mbledhjen me Ramën, kryebashkiakët kundërshtojnë shkrirjen e 15 bashkive

12/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.