Prokuroria po heton për akuzat e Ylli Manjanit, për abuzimet e qeverisë, me koncesionet, me falsifikimin e VKM-ve, apo edhe lidhjeve kriminale të strukturave të Policisë me trafikun e drogës.
Këtë e bëri të ditur Prokuroi i Përgjithshëm Adriatik Llalla në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut në TV Klan.
“Prokuroria pas deklaratave të ish-ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani, ka regjistruar procedimin penal dhe ka filluar hetimet.
Ne kemi fuqi të sekuestrojmë dokumentet e Këshillit të Ministrave, megjithëse jemi të vetëdijshëm se do të përballemi me pengesa”, u shpreh Llalla.
Lllalla ka shpjeguar edhe kauzën e ambasadorit Lu ndja tij sot, sipas së cilës, Prokuroi i Ëprgjithshëm coi vetëm tre kandidatura ëpr tre pozicione, si anëtar të KED.
“Asnjë prokuror tjetër, nuk plotësonte kushtin që të kishte mbaruar magjistraturën, vec atyre treve”, u shpreh Llalla.
DRONI.al





