Kryeprokurori Adriatik Llalla ka shpjeguar sot edhe pse ju hoq viza nga ambasada amerikane në Tiranë.
“Bashkëshortja ime në 31 janar lindi në SHBA. Po atë ditë, ambasada amerikane në Tiranë, nëpërmjet një e-maili më njoftoi se për shkak se gruaja me vizë diplomatike kishte shkuar për të lindur në SHBA, me vizë diplomatike, që sipas ambasadës nuk duhej të përdorej për një gjë të tillë. Kjo nuk është shkelje sepse edhe zyrtarë të tjerë të lartë, kanë pasur situata të tilla. Për mua heqja e vizës është një shantazh i ambasadorit Lu ndaj meje”, u shpreh Llalla.
“Rasti konkretë që filloi kjo sjellje e ambasadorit Lu, është hetimet e nisura nga Prokuroria e Fierit ndaj kompanisë së naftës ‘Bankers Petrolum’. Një biznesmen nafte, shqiptar, pasi më kërkoi mbylljen e hetimeve ndaj kësaj kompanie, më bëri ët ditur pas refuzimit tim, më paralajmëroi se të nesërmen në zyrën time do të vinte ambasadori amerikan, për këtë çështje. Çuditërisht, ashtu ndodhi ambasadori erdhi në zyrën time, i shoqëruar nga presidenti i ‘Bankers Petrolum’. Në këtë takim ambasadori ripërsëriti kërkesën për mbylljen e hetimeve, sepse sipas tij ngjarja ishte aksidentale dhe se Shqipëria do të humbiste nga kjo mënyrë sjellje ndaj bizneseve të huaja. Ky hetim përfundoi nga Prokuroria e Fierit dhe mendoj se kjo mbyllje nga prokurorët mund të jetë bërë edhe në kushtet e presionit nga ambasadori Lu”, u shpreh Llalla.
“Ka pasur edhe raste të tjera shantazhuese, jo thjesht ndaj meje, por edhe ndaj institucionit të Prokurorisë”, vijoi Llalla më tej.
DRONI.al





