Adriatik Llalla ka konfirmuar sonte në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut në TV Klan, se është kërcënuar ai dhe familja e tij, aq sa ka qenë i detyruar ta largojë atë jashtë vendit.
Llalla bëri të ditur nga kush i kanë ardhur këto kërcënime, ndërsa nuk ka zbuluar vendin ku familja e tij ndodhet nën mbikëqyrjen e strukturave të atij shtetit.
“Në muajin maj, u detyrova të largoj familjen. Megjithëse shkollat ishin në prag përfundimi, fëmijët u detyruan të ndërpresin vitin shkollor, sepse u kërcënova.
Në vendin ku sot familja ime qëndron familja ime, është nën mbikëqyrjen e strukturave përkatëse të atij vendi. Unë vetë nuk kam asnjë arsye të largohem nga Shqipëria.
Kërcënimet erdhën nga një sërë elementësh kriminale. Në atë periudhë u goditën mjaft banda kriminale dhe ishin nën hetim edhe zyrtarë të lartë, përfshi katër deputetë”, u shpreh Llalla.
DRONI.al





