“Ambasadori Lu nuk është guvernatori i Shqipërisë”.
Kështu është shprehur kryeprokurori Adriatik Llalla në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut në TV Klan.
Llalla nuk e fshehu “zemërimin” se deklaratat e ambasadorit sot ndaj tij, u bënë pa prezencën e tij, apo edhe të ndonjë përfaqësuesi të sistemit ët drejtësisë.
“Nuk isha në takim më thanë për deklaratat e ambasadorit Lu, në një takim ku nuk kishte asnjë përfaqësues nga sistemi i drejtësisë.
Kemi pasur takime e përplasje me Lu për reformën në drejtësi.
Ambasadori Lu nuk është guvernatori i Shqipërisë, por përfaqësues i një vendi. Ai nuk duhet të sillet si drejtuesi i Shqipërisë”, u shpreh Prokurori i përgjithshëm..
“Emrat nga sigurimi i Shtetit janë angazhuar dhe kanë bërë reformën në drejtësi”, ishte një tjetër akuzë e Adriatik Llallës.
DRONI.al





