Altin Kocaqi
Historiani dhe studiuesi i njohur i gjuhës shqipe Altin Kocaqi ka ndërruar jetë sot në spitalin e Traumës në Tiranë, si shkak i plagëve të marra natën kur ish-burri i motrës së tij Elena (historiane dhe studiuese e njohur), Marjan Levanti, plagosi me thikë Altinin së bashku me prindërit, për shkak se nuk pranonte divorcin.
Plagosja ndodhi mbrëmjen e 23 dhjetorit 2016 në zonën e Unazës së Re në Tiranë, kur Marjan Levanti ka shkuar në shtëpinë e ish-bashkëshortes Elena Levanti dhe pasi është takuar me djalin 7-vjeçar, është fshehur brenda në shtëpi.
Në momentin kur Elena Levanti (Kocaqi) ka hyrë në shtëpi dhe ka parë dikë të fshehur poshtë krevatit ajo ka kërkuar ndihmë. Prindërit e gruas kanë dalë dhe janë përballur me ish-dhëndrin. Pasi iu ka kërkuar të ndërmjetësonin për t’i ribashkuar me Elenën dhe duke mos marrë miratimin e tyre, Marjan Levanti ka rrëmbyer një thikë, duke plagosur fillimisht ish-vjehrrin Ferit Kocaqi, ish-vjehrrën Qanie Kocaqi dhe ish-kunatin Altin Kocaqi që ndërroi jetë sot rreth orës 14 në spitalin e Traumës në Tiranë.
Pas ngjarjes, Marjani u largua dhe u kap nga policia i fshehur në katin e sipërm të një pallati që po ndërtohej. Ndërkohë për shkak se ka tentuar disa herë të vetëvritet, edhe ne qelitë e izolimit, Marjan Levanti do t’i nënshtrohet ekzaminimit psikik.
“Personalisht e vlerësoj se veprimi jo-diplomatik i Ambasadës Amerikane në Tiranë ka qenë një manovër për të goditur personin tim për shkak të detyrës, angazhimeve të mia në drejtim të ‘Dekriminalizimit’, si edhe për të mos legjitimuar pjesëmarrjen time në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi”.

Marjan Levanti





