Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

VIDEO/ Unë jam Vjollca Braho, do të mbush me lekë sepse je e PDIU-së

01/02/2017
VIDEO/ Unë jam Vjollca Braho, do të mbush me lekë sepse je e PDIU-së
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një video qe po behet virale ne rrjetet sociale tregon se nepotizmi partiak dhe favorizimi është kthyer në një ligj të pashkruar tashmë.
Videoja është regjistruar ne fund të marsit 2016, në Spitalin Rajonal të Fierit, kur u prezantua drejtoresha e re Bruna Cami.
Ajo vinte si një propozim i PDIU-së se dhe prezantimin me stafin ja bëri një tjetër drejtoreshë e rëndësishme e partisë se Shpëtim Idrizit, drejtoresha e Përgjithshme e Fondit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor, Vjollca Braho.
Braho, ish-drejtoresha problematike e ISSH, shfaqet tepër interesante në këtë regjistrim.
Në një moment ajo shpreh hapur faktin se meqenëse drejtoresha e re e spitalit të Fierit vjen nga PDIU-ja, pra ishte e partisë, kjo ishte një arsye që Fondi që drejton Vjollca Braho të tregohej zemërgjerë me të dhe t’i lëvronte sa më tepër fonde këtij spitali.
Pak më tej Braho sqaroi se në fakt bëri shaka dhe nuk e kishte seriozisht këtë pretendim, sepse sipas saj buxhetet janë të përcaktuara që në fillim të vitit.
Por pa e sqaruar mirë shakanë e saj, Braho bëhet sërish serioze.
Ajo thotë se edhe pse buxhetet janë të përcaktuara ato mund të rishikohen me qëllim shtimin e mbështetjes dhe të lekëve për spitalet që kontrollohen nga e njëjta parti që kontrollon dhe Fondin.
Kështu funksionon zakonisht? Ndoshta por fakti që znj.Braho e artikulon këtë fakt dhe në një mbledhje zyrtare në vizitën e saj të parë në Fier, është tregues , sidomos kur behet fjale per parti si kjo nga vjen ish-drejtoresha problematike e ISSH.

Pjesë nga fjalimi i Vjollca Brahos

“Përshendetje. Unë jam Vjollca Braho, drejtoresha e Përgjithshme e Fondit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor.
Kam…në fund të muajit dhjetor kam marrë drejtimin e Fondit, pasi 4 vjet kam qenë drejtoresha e Përgjithshme e Institutit të Sigurimeve Shoqërore.
Sot ishte hera e parë që erdha në Fier përsa i përket, s’më kishte qëlluar ndonjëherë që të shikoja spitalin por e pashë që shtrirja e spitalit dhe me katër ndërtesa të ndryshme është pak e vështirë për t’u menaxhuar, megjithatë jam plot e bindur për zgjedhjen që kam bërë për Brunën në drejtim të këtij institucioni dhe i uroj dhe Brunës suksese.
Por Bruna ka një shans që ka Drejtoreshën e Përgjithshme e ka brenda partisë së vet dhe do ta mbajë një çikë me hatër për sa i përket fondeve dhe nga kjo përfiton jo Bruna personalisht por i gjithë spitali në Fier.
Kjo ishte në pjesën e shakasë domethënë… sigurisht që ne kemi një buxhet të miratuar që në fillim të vitit.
Megjithatë në ndryshimet që mund t’i bëhen buxhetit edhe mbështetja ime do të jetë totale…”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Lezhë, ndau tokat me dokumente false, arrestohet ish-shefi i Shërbimeve në komunën e Shëngjinit

Toma, nga drejtor Kadastre tek ndertues i njohur në Shëngjin, mori leje për kullë

11/05/2026
“Faji mbetet jetim”, nuk e ka Edi Rama – zbulohen shkaqet e mosmbledhjes së të ardhurave

Rama fiton gjyqin me ish-drejtoreshën, Shehaj: Nuk i ndahem, do ta çoj në Apel

10/05/2026
Bëhet për spital aktivisti i opozitës nga Dajçi, qëllohet në Mamurras

Bëhet për spital aktivisti i opozitës nga Dajçi, qëllohet në Mamurras

10/05/2026
Ambasadori i BE-së: Parlamenti të zbatojë vendimet e Kushtetueses sic janë

Ambasadorët ndahen me Berishën në kritikat ndaj Gonzatos

10/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Lezhë, ndau tokat me dokumente false, arrestohet ish-shefi i Shërbimeve në komunën e Shëngjinit

Toma, nga drejtor Kadastre tek ndertues i njohur në Shëngjin, mori leje për kullë

11/05/2026
“Faji mbetet jetim”, nuk e ka Edi Rama – zbulohen shkaqet e mosmbledhjes së të ardhurave

Rama fiton gjyqin me ish-drejtoreshën, Shehaj: Nuk i ndahem, do ta çoj në Apel

10/05/2026
Bëhet për spital aktivisti i opozitës nga Dajçi, qëllohet në Mamurras

Bëhet për spital aktivisti i opozitës nga Dajçi, qëllohet në Mamurras

10/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.