Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Kryebashkiaku i Vlorës, Leli kërkon ndjesë publike për ‘Lungomaren’

25/01/2017
Kryebashkiaku i Vlorës, Leli kërkon ndjesë publike për ‘Lungomaren’
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli, u ka kërkuar falje qytetarëve publikisht për vonesën e punimeve të Lungomares, por edhe tragjedinë e ndodhur në të, ku humbi jetën një Kristi Panajoti dhe një tjetër mbeti i plagosur.
Kërkoj ndjesë për të gjithë qytetarët vlonjatë për Lungomarën, zvarritjen e punimeve dhe për situatat që kanë ndodhur në të, u shpreh kryebashkiaku, duke lënë të nënkuptuar tragjedinë ku një makinë ra në gropën e hapur nga firma e punimeve. Sipas tij, ky investim do të konkretizohet brenda këtij viti. Kjo deklaratë e Lelit u bë në ambientet e teatrit Petro Marko, ku është prezantuar projektbuxheti i bashkisë. Të enjten pritet të bëhet edhe mbledhja e Këshillit Bashkiak, nga ku anëtarët do të vendosin nëse do të kalojë.
Prezantimi i projektbuxhetit u bë para qytetarëve vlonjatë, anëtarëve të Këshillit Bashkiak, prezencës së disa deputetëve, si dhe grupeve të interesit. Ka qenë vetë kryetari i Bashkisë që i njohu të pranishmit me së sërë investimesh te reja që do të konkretizohen, por edhe ato që kanë nisur më parë dhe ende nuk kanë përfunduar.
Të gjitha projektet dhe vendimet që janë marrë dhe që po prezantohen këtu para jush, janë diskutuar me shoqërinë civile dhe me banorë të zonave të ndryshme. Prioritet i investimeve do të jenë ndërhyrjet në rrjetin e ujësjellësit, si dhe në rikonstruksionin dhe sistemimin e disa rrugëve, pasi prej një kohe të gjatë në Vlorë nuk është bërë asnjë investim, u shpreh kryebashkiaku.
Sipas tij, pritet të konkretizohen investimet, të cilat konsiderohen si më të rëndësishme në qytetin e Vlorës, që kanë njohur zvarritje të punimeve, siç janë bypass-i, si dhe Lungomarja. Por, ndërkohë, ai premton së do të konkretizojë edhe investimet në infrastrukturë brenda qytetit, të cilat janë lënë në harresë për shumë vite. Investimet nga vetë bashkia gjatë këtij viti do të prekin shifrën e 850 milionë lekëve. Ndërkohë që investimet në total, që pritet të realizohen edhe me fondet e krijuara nga BE dhe donatorë të tjerë, si FSHZH apo FZHR, do të jenë rreth 17.3 miliardë lekë.
Gjatë prezantimit nuk ka pasur debate apo kundërshti nga qytetarët. Ndërsa këshilltarët e djathtë kanë ndjekur prezantimin për njëfarë kohe dhe më pas janë larguar pa diskutuar apo kundërshtuar asnjë prej projekteve të paraqitura. Prioritet, sipas kryetarit Leli, do tu jepet edhe zonave rurale, sidomos në rrjetin e kanaleve kulluese dhe sistemimin e disa rrugëve nëpër fshatra.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

DHËRMI & EMRI/ I qëlluar me armë dhe i zhdukur, nuk dihet fati i 31 vjeçarit nga Tirana

A shoqërohej polici me të kërkuarin e SPAK në Durrës ndërsa dhunuan një person

25/07/2026
Nëntë të rinj shqiptarë rrihen me njëri-tjetrin, disa përfundojnë në urgjencë

Shiste 300 doza kokainë në javë. Si u kap shqiptari në Cuneo, Itali me 15 mijë euro në xhep

25/07/2026
Kriteret e reja për serviset e mekanikëve, ja sa janë gjobat

Servisi mashtrues në Astir, pranonte makina për riparim por fundi ishte ‘i tmerrshëm’

25/07/2026
Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

25/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DHËRMI & EMRI/ I qëlluar me armë dhe i zhdukur, nuk dihet fati i 31 vjeçarit nga Tirana

A shoqërohej polici me të kërkuarin e SPAK në Durrës ndërsa dhunuan një person

25/07/2026
Nëntë të rinj shqiptarë rrihen me njëri-tjetrin, disa përfundojnë në urgjencë

Shiste 300 doza kokainë në javë. Si u kap shqiptari në Cuneo, Itali me 15 mijë euro në xhep

25/07/2026
Kriteret e reja për serviset e mekanikëve, ja sa janë gjobat

Servisi mashtrues në Astir, pranonte makina për riparim por fundi ishte ‘i tmerrshëm’

25/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.