Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Basha siguron nga SHBA mbështetje për programin e PD

22/01/2017
Basha siguron nga SHBA mbështetje për programin e PD
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kreu i PD-së Lulzim Basha, në vijim të takimeve në SHBA, ka siguruar vlerësim dhe mbështetjen edhe nga senatorë, për programin e PD, për zhvillimin e sipërmarrjes dhe biznesit të vogël në Shqipëri, dhe përmirësimin e kushteve për biznesin, për luftën ndaj krimit e korrupsionit, por edhe për politikën e jashtme, veçanërisht për qëndrimet ndaj rajonit dhe Kosovës.
Këtë mbështetje të siguruar, Basha e ka bërë të ditur vetë, pas takimit të tij fundit në SHBA, në Kongresin Amerikan me Senatorin Jim Inhofe, Kryetar i Komisionit të Punëve Publike dhe anëtar i Komisionit të Biznesit të Vogël dhe Sipërmarrjes dhe Komitetit të Forcave të Armatosura në Senatin Amerikan.
“Takimin e fundit në Kongresin Amerikan e pata me Senatorin Jim Inhofe, Kryetar i Komisionit të Punëve Publike dhe anëtar i Komisionit të Biznesit të Vogël dhe Sipërmarrjes dhe Komitetit të Forcave të Armatosura në Senatin Amerikan.
E njoha senatorin me programin tonë për të mbështetur sipërmarrësit e vegjël dhe të mesëm si gjeneratorët e punësimit. Mora vlerësimet për programin e PD dhe biseduam për ndihmën që SHBA mund të japin për zhvillimin e sipërmarrjes dhe biznesit të vogël në Shqipëri, dhe përmirësimin e kushteve për biznesin.
Në mënyrë të veçantë u ndalëm në reformat e nevojshme kundër korrupsionit dhe monopoleve klienteliste që vrasin konkurrencën dhe iniciativën e lirë. Programet e qeverisë amerikane veçanërisht të USAID mund të na japin një ndihmë të madhe në përpjekjet tona për një ekonomi të çliruar nga korrupsioni dhe presioni qeveritar.
Me Senatorin Inhofe biseduam edhe për luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit dhe rëndësinë jetike që Shqipëria të mos kthehet në strehë për grupet ndërkombëtare të krimit të organizuar.
Folëm gjithashtu për situatën politike në rajonin tonë dhe veçanërisht përpjekjet e Kosovës për integrimin e plotë në bashkësinë politike dhe ekonomike botërore”, bënë ët ditur kreu i PD-së Lulzim Basha.
lulzim basha - jim inhofe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Auto-Skicë

DURRËS/ Goditet trafikimi i armëve nga Kosova, arrestohen dy persona

15/08/2026
Përkeqësohet moti në jug, reshje të dendura në Sarandë dhe 3 gra shpëtohen në Palasë

Përkeqësohet moti në jug, reshje të dendura në Sarandë dhe 3 gra shpëtohen në Palasë

14/08/2026
DITA 76/ Nga Gjermania në protestë: Politologia kërkon një Shqipëri të re

DITA 76/ Nga Gjermania në protestë: Politologia kërkon një Shqipëri të re

14/08/2026
Rihapet dosja e vrasjes së Kozeta Hysenit, 28 persona do të ripyeten

Rihapet dosja e vrasjes së Kozeta Hysenit, 28 persona do të ripyeten

14/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Auto-Skicë

DURRËS/ Goditet trafikimi i armëve nga Kosova, arrestohen dy persona

15/08/2026
Përkeqësohet moti në jug, reshje të dendura në Sarandë dhe 3 gra shpëtohen në Palasë

Përkeqësohet moti në jug, reshje të dendura në Sarandë dhe 3 gra shpëtohen në Palasë

14/08/2026
DITA 76/ Nga Gjermania në protestë: Politologia kërkon një Shqipëri të re

DITA 76/ Nga Gjermania në protestë: Politologia kërkon një Shqipëri të re

14/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.