Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DETAJET/ Zëvendësi i Veliajt udhëtim me charter me dy biznesmenë në Paris

19/01/2017
DETAJET/ Zëvendësi i Veliajt udhëtim me charter me dy biznesmenë në Paris
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një avion charter u nis pak minuta pas orës 10:00 të datës 16 janar 2017 nga Rinasi me destinacion Parisin. Partia Demokratike deklaroi dje, në dy dalje publike, se në avionin privat udhëtoi kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe një biznesmen nga Tirana, me interesa në planin urbanistik dhe lidhje me biznesin e plehrave: Artan Sheqeri.

Lapsi.al ka siguruar dokumentat e udhëtimit të charter-it dhe personave që deklaruan në pikën e kalimit kufitar të Rinasit se do të udhëtonin me këtë mjet.

Në orën 10:00 në dalje regjistrohet nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Cvetko Mazniku, si person që do të udhëtonte me charter, siç tregon ky dokument.



Menjëherë pas tij, në orën 10:01 kalon për të udhëtuar po me charter biznesmeni Alban Gëzim Dabulla (shih dokumentin e publikuar nga lapsi.al)



1 minutë më pas, po për t’u ngjitur në charter në Rinas kalon biznesmeni Artan Halil Sheqeri, siç vërtetohet nga regjistri i policisë së Rinasit i siguruar nga lapsi.al.



 

Në të dhënat e policisë së Aeroportit te Rinasit nuk shënohet destinacioni i charter-it. PD   thotë se ai ishte Parisi.

Një ditë me vonë nënkryetari i Bashkisë dhe dy biznesmenët kthehen në Rinas po me charter.

I pari në hyrje në Rinas regjistrohet Artan Sheqeri, në orën 18.22 të datës 17 janar, i dyti Dabulla në orën 18:23 dhe i treti Mazniku në orën 18.24 (shih dokumentat e publikuar nga lapsi.al).




PD  thotë se me të njëjtin avion ka udhëtuar edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Charter-i, sipas PD është paguar nga biznesmeni sheqeri, me vlerë 60-70 mijë euro për udhëtimin e Parisit. Po sipas PD, udhëtim i dyshimtë ka lidhje me detyrën e Veliajt dhe interesat e biznesmenit me ndërtimet në Tiranë dhe me biznesin e plehrave.

Bashkia i mohoi akuzat. Ajo publikoi dy bileta të Veliajt të datës 17 janar, të orës 11:15 me destinacion Milanon, me një linjë Low Cost.

Akuzat e PD se në charter ishte edhe Veliaj mbeten të pavërtetuara. PD deklaroi se në udhëtimin e luksit ishte edhe nënkryetari Mazniku, por bashkia e Tiranës nuk iu përgjigj kësaj akuze.

Udhëtimi i Maznikut me charter Tiranë – Paris – Tiranë, që sipas PD kushton 60-70 mijë euro, ngre pikëpyetje të mëdha.

Cili ishte motivi që zëvendësi i Erion Veliajt udhëtoi me fluturimin luksoz drejt Parisit nën shoqërinë e dy biznesmenëve?

Bashkia heshti duke i shtuar edhe më shumë dyshimet. Ajo përjashtoi vetëm Veliajn nga fluturimi luksoz, ndërsa nuk bëri asnjë sqarim për zëvendësin e tij, duke i lënë pa përgjigje akuzat se udhëtimi kishte për qëllim interesat e biznesit në projektet publike të bashkisë më të madhe të Shqipërisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Gjenden lugë floriri në qelitë e burgut të sigurisë së lartë

Gjenden lugë floriri në qelitë e burgut të sigurisë së lartë

09/05/2026
Çfarë kërkon PD nga reforma territoriale, zbulohet objektivi konkret

Çfarë kërkon PD nga reforma territoriale, zbulohet objektivi konkret

09/05/2026
Rama i ikën debatit për IBAR: Kur Komisioni Evropian thotë i ke plotësuar, ne kemi mbaruar punën tonë

Rama i ikën debatit për IBAR: Kur Komisioni Evropian thotë i ke plotësuar, ne kemi mbaruar punën tonë

09/05/2026
Berisha: Belinda bën ligjin në partinë e krimit. Jo vetëm Spiropalin, por ka zhdukur edhe dikë tjetër

Berisha: Belinda bën ligjin në partinë e krimit. Jo vetëm Spiropalin, por ka zhdukur edhe dikë tjetër

09/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Gjenden lugë floriri në qelitë e burgut të sigurisë së lartë

Gjenden lugë floriri në qelitë e burgut të sigurisë së lartë

09/05/2026
Çfarë kërkon PD nga reforma territoriale, zbulohet objektivi konkret

Çfarë kërkon PD nga reforma territoriale, zbulohet objektivi konkret

09/05/2026
Rama i ikën debatit për IBAR: Kur Komisioni Evropian thotë i ke plotësuar, ne kemi mbaruar punën tonë

Rama i ikën debatit për IBAR: Kur Komisioni Evropian thotë i ke plotësuar, ne kemi mbaruar punën tonë

09/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.