Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Zbulohet me kë udhëtoi dhe kush ia pagoi Erion Veliajt charter-in për në Paris

18/01/2017
Zbulohet me kë udhëtoi dhe kush ia pagoi Erion Veliajt charter-in për në Paris
Share on FacebookShare on Whatsapp

Tentativa e Erion Veliajt për të “ngatërruar” një udhëtim të tij të djeshëm drejt Milanos, me atë të pardjeshmin në Paris, ka dështuar. PD, me orare të sakta, me emra konkretë të kompanisë së avionëve charter, si dhe të personave që sponsorizuan dhe shoqëruar kreybashkiakun e Tiranës, ka zbuluar detaje të udhëtimit të tij drejt Parisit.
Grida Duma, përsëri ka dalë para medieve dhe ka zbuluar se avioni charter është ulur në datën 16 jana, rreh orës 09.20 në Rinas, dhe se në të kanë hipur Erion Veliaj, Arbian Mazniku, Juli Dhame si dhe biznesmeni sponsor, Artan Sheqeri.
Duke hedhur poshtë pretendimet e Erion Veliajt dhe lojën e tij me udhëtimin drejt Milanos, Duma ka kërkuar shpjegime për interesat e biznesmenit Artan Sheqeri me bashkinë e Tiranës dhe me biznesin mbeturinave në Sharrë, ku edhe humbi jetën adoleshenti Ardit Gjoklaj.

Veliaj thellon skandalin, fsheh çarterin e dy ditëve më parë, me fluturimin e djeshëm

Grida Duma për mashtrimin e Veliajt. Çarterin e solli biznesmeni Artan Sheqeri, Veliaj në bord së bashku me Maznikun e Dhamon


grida duma, 18 janarErjon Veliaj thelloi skandalin e fluturimit me çarter dy ditë më parë, duke mos bërë transparencë, por duke mashtruar publikisht.
Ne e pyetëm sot në mesditë për motivin e vizitës me çarter në Paris, me datën 16 Janar, dhe i kërkuam të sqaronte se kush është biznesmeni që ka paguar këtë fluturim luksoz, dhe a ka ai interesa në bashkinë e Tiranës.
Veliaj përgjigjet duke përmendur vizitën që ka bërë me 17 janar, në Itali, pra vizitën që ka bërë dje. Kështu, ai e thellon skandalin, sepse i fshihet carterit të dy ditëve më parë, nuk bën transparencë dhe mundohet të hedhë mjegull duke përmendur një fluturim tjetër, të një dite më parë.
Dy ditë më parë, të hënën, në orën 9 e 20 të mengjesit është ulur në Rinas një avion çarter i kompanisë AVCON-JET. 40 minuta më pas, ky avion është rinisur për në Paris, dhe në bord ishin 3 pilotë, Erjon Veliaj, Arbër Mazniku, Juli Dhamo dhe biznesmeni që erdhi, i mori e i shoqëroi në Paris, Artan Sheqeri.
Përse Erjon Veliaj e mohon këtë udhëtim?
Pse fluturon me çarter për në Paris me kosto të paktën 60-70 mijë euro?
Cila është urgjenca e një kryetari bashkie për të shkuar në Paris me çarter?
A e pagoi biznesmeni Sheqeri këtë udhëtim?
Çfarë interesash ka biznesmeni Sheqeri me bashkinë?
A është i lidhur biznesmeni i çarterit me biznesin e plehrave ku u vra Ardit Gjoklaj?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

25/07/2026
DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

24/07/2026
Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

24/07/2026
Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

24/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

25/07/2026
DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

24/07/2026
Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

24/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.