Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ristani: Me Metën vetëm për zgjedhje të lira, jo koalicion, OSBE të kishte bërë më shumë presion

18/01/2017
Ristani: Me Metën vetëm për zgjedhje të lira, jo koalicion, OSBE të kishte bërë më shumë presion
Share on FacebookShare on Whatsapp

Arben Ristani  është kundër një koalicioni të mundshëm me LSI, ndërsa thekson se bashkëpunimi i vetëm mund të ishte për garantimin e zgjedhjeve të lira, dhe implemntimin e votimit elektronik.  Në një intervistë për Ora Neës, Ristani thotë se votimi elektronik është terësisht i mundur.
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demorkatike i përgjigjet kreut të LSI, Ilir Meta, ndërsa mohon në mënyrë të prerë  çdo mundësi për një koalicion të mundshëm me forcën politike që ai drejton.
LSI po aq sa PS, sipas Ristanit, është përgjegjëse për gjendjen ku ndodhet vendi.
“Sigurisht që ne jemi të hapur për të krijuar marrëveshje dhe koalicione me të gjithë spektrin opozitar, me përjashtim të partive aktualisht në qeverisje, sidomos dy partive kryesore përgjegjëse për qeverisjen e vendit, PS dhe LSI, të cilat sëbashku janë faktorët kryesorë që kanë katandisur Shqipërinë në këtë gjendje” ka thënë Ristani.
Teksa është kundër një koalicioni të mundshëm, Ristani thotë se bashkëpunim me LSI-në mund të ketë vetëm për të garantuar zgjedhje të lira.
“Ne jemi të hapur për të krijuar bashkëpunim me çdo forcë politike e cila pranon si zgjidhje në këto momente identifikimin biometrik dhe votimin elektronik, qofshin parti edhe brenda mazhorancës” ka s htuar Arben Ristani.
Ai gjithashtu ka folur për deklaratëne e OSBE-ODIHR  se tashmë nuk ka kohë për votimin elektronik dhe ndryshime të tjera në kodin zgjedhor. 
“Në rast se OSBE  do të ishte  realisht e interesuar që në Shqipëri të kishim një kod që të përfshinte të gjithë rekomandimet e OSBE-ODIHR do ta kishte  bërë detyrën mirë në rast se do të ishte  interesuar për këtë para zgjedhjeve të 2015. Në momentin kur çështja është ndezur tashmë nuk mund të dalësh dhe të thuash që nuk ka kohë. Ku ishe për ta bërë presionin sipas detyrës tënde, sepse secili ka detyrën e vet” ka përfunduar Ristani.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

25/07/2026
DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

24/07/2026
Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

24/07/2026
Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

24/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

25/07/2026
DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

24/07/2026
Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

24/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.