Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DEKRIMINALIZIMI/ Tallja e ligjit, Rroshi, Selami dhe Tahiri humbasin mandatin, por jo rrogën dhe privilegjet

15/01/2017
DEKRIMINALIZIMI/ Tallja e ligjit, Rroshi, Selami dhe Tahiri humbasin mandatin, por jo rrogën dhe privilegjet
Share on FacebookShare on Whatsapp

Deputetët që u larguan apo do të largohen nga Kuvendi për shkak të ligjit të dekrimnalizimit do të përfitojnë sërish nga taksat e qytetarëve. Ligji i Dekriminalizimit parashikon ndërprerje të mandatit por jo trajtimit financiar të tyre i cili garantohet në ligjin për statusin e deputetit. Pas largimit nga funksioni në bazë të ligjit, deputetët përfitojnë 2 paga të plota dhe 50 për qind të pagës për 3 vitet e ardhshme.

Deputetët të cilët u larguan nga Parlamenti për shkak të shkuarës së tyre që KQZ e shpalli në papajtueshmëri me dekriminalizmin, do të vazhdojnë të përfitojnë nga taksat e qytetarëve. Vazhdimin e privilegjeve e mundëson ligji për statusin e deputetit, ndërsa i ashtuquajturi ligji i dekriminalizimit parashikon ndërprerjen e mandatit por jo trajtimin financiar të tyre. Në ligjin për statusin e deputetit, i rishikuar në vitin 2013, në neni 20 pika 1 sanksionon: Deputeti përfiton të drejtën e pagesës kalimtare dhe të pensionit suplementar sipas ligjit nr. 7703, datë 11. 05. 1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë” me ndryshimet dhe plotësimet e mëvonshme dhe ligjit nr. 8097, datë 21. 03. 1996 “Për pensionet shtetërore suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit” me plotësimet e mëvonshme.
Ndërkaq, ligji për “Për pensionet shtetërore suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit” deputetët përfshihen në termin “grupi i parë”. Neni 7 i ligjit parashikon që pas largimit nga detyra deputetëve u garantohen dy paga mujore dhe 50 përqind e pagës, në muaj për 3 vite Personave të grupit të parë, që përmenden në shkrojën “b” të pikës 8 të nenit 1, pas largimit nga funksioni, u jepen dy paga mujore të funksionit dhe pas këtyre pagave marrin 50 për qind të pagës referuese, për aq kohë sa kanë punuar në funksione të tilla, por jo më shumë se 3 vjet nga momenti i largimit nga ky funksion.
Pra pavarësisht largimit nga parlamenti si person me të shkuar problematike, ish deputetët vijojnë të përfitojnë nga taksat e qytetarëve. Përfitimi nuk është i vogël, një deputet në Shqipëri pa llogaritur dietat apo trajtimet ekstra paguhet rreth 1milion e 600 mije lekë në muaj. Të larguarit nga kuvendi do të përfitojnë rreth 800 mijë lekë të vjetra për 3 vitet e ardhshme. Kjo shifër, është 3 herë më e lartë se paga mesatare në administratën shtetërore apo 7 herë më e lartë se një pension mesatar. OraNews

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

24/07/2026
Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

24/07/2026
Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

24/07/2026
ROSKOVEC/ Refit Buzi mbetet i vrarë në makinë, dështojnë negociatat e RENEA-s

ROSKOVEC/ Refit Buzi mbetet i vrarë në makinë, dështojnë negociatat e RENEA-s

24/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

24/07/2026
Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

24/07/2026
Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

24/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.