Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Vodhën karburantet, dëshmitë e dy të rinjve

11/01/2017
Vodhën karburantet, dëshmitë e dy të rinjve
Share on FacebookShare on Whatsapp

Zbardhen dëshmitë e grabitësve të karburanteve me maska dhe nën kërcënimin e armëve. Dje u arrestuan Klajdi Pupa, i dënuar më parë për posedim të lëndëve narkotike, dhe Florian Thana, 19 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje.
Ndërsa është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit B.K., 20 vjeç, gjithashtu i dënuar më parë për vjedhje. Të tre të rinjtë janë nga qyteti i Durrësit.
Gjatë deklarimit të dhënë para oficerëve të policisë, dy të arrestuarit kanë pranuar dhe shpjeguar mekanizmin e kryerjes së grabitjeve, raporton Panorama.
Grabisnim sepse ishim të papunë dhe na duheshin para. Ne merrnim makina me qira në mënyrë të rregullt, që të mos pikaseshim dhe identifikoheshim. Pasi përfundonim grabitjen, makinat i kthenim sërish te vendi ku i kishim marrë. Armët dhe maskat i kishim siguruar në rrugë të ndryshme. Kemi kryer disa grabitje, kryesisht karburante, pasi ato ishin të hapura gjatë orëve të natës. Rojet dhe punonjësit i dhunonim psikologjikisht nën kërcënimin e armëve. Ne nuk kishin për qëllim të dhunonim fizikisht apo qëllonim mbi punonjësit, pasi objektivi ynë ishte të merrnim paratë e xhiros ditore dhe të iknim, kanë pohuar ndër të tjera për policinë të arrestuarit.
Si u zbuluan
Këta të fundit u pikasën dhe u identifikuan nga policia, falë kamerave të sigurisë të instaluara në pikat e karburanteve.
Në bashkëpunim me njëritjetrin, tre të rinjtë nga Durrësi dyshohen se kanë kryer disa grabitje në autostradën Tiranë-Durrës. Duke u gdhirë e hëna, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, të tre këta persona kanë vjedhur nën kërcënimin e armëve dy pika karburanti në autostradën Tiranë-Durrës, te Mbikalimi i Fllakës, duke marrë shuma të ndryshme parash.
Më datë 09.01.2017 dyshohet se nën kërcënimin e armës dhe me maska kanë vjedhur dy karburante në të dy krahët e autostradës (në Fllakë) dhe më pas janë larguar me një mjet tip Golf. Më datë 12.12.2016, rreth orës 02:50, shtetasit e mësipërm dyshohen se nën kërcënimin e armës i kanë marrë xhiron ditore rojeve të një karburanti, në afërsi të mbikalimit të Fllakës, rreth 150 000-200 000 lekë, sqaroi policia, e cila dyshon se tre të rinjtë kanë kryer edhe grabitje të tjera.
Sakaq, në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një automjet tip Volksëagen Golf 5, me të cilin autorët kryenin vjedhjet, një çantë krahu, në të cilën mbanin armën, maskat dhe dy telefona celularë.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

HIMARË/ Shkrihet për së dyti IMT e bashkisë nga Tavo

HIMARË/ AMP ndalon 2 oficerë policie, dy në kërkim

11/08/2026
TIRANË/ Përndiqte me profile false për  para. Policia e shtrin në trotuar

TIRANË/ Përndiqte me profile false për para. Policia e shtrin në trotuar

11/08/2026
Kryeministri serb Alexander Vucic në Tiranë më 27-28 maj, në forum edhe Isa Mustafa

Rama i përgjigjet ministrit serb për Ibrin: Kosova është shtet më vete, nuk na duhet ‘Shqipëria e Madhe

10/08/2026
U egzekutua në Kukës nga diktatura më 10 gusht, e shoqja e Havzi Nelës flet nga podiumi i protestës

U egzekutua në Kukës nga diktatura më 10 gusht, e shoqja e Havzi Nelës flet nga podiumi i protestës

10/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

HIMARË/ Shkrihet për së dyti IMT e bashkisë nga Tavo

HIMARË/ AMP ndalon 2 oficerë policie, dy në kërkim

11/08/2026
TIRANË/ Përndiqte me profile false për  para. Policia e shtrin në trotuar

TIRANË/ Përndiqte me profile false për para. Policia e shtrin në trotuar

11/08/2026
Kryeministri serb Alexander Vucic në Tiranë më 27-28 maj, në forum edhe Isa Mustafa

Rama i përgjigjet ministrit serb për Ibrin: Kosova është shtet më vete, nuk na duhet ‘Shqipëria e Madhe

10/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.