Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

INTERVISTA/ Ndryshime te ABCNews, flet i ikuri i parë

11/01/2017
INTERVISTA/ Ndryshime te ABCNews, flet i ikuri i parë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ndryshimet kanë prekur edhe televizionin informativ ABCNews.
Ndër largimet e konfirmuara është ai i drejtorit të këtij televizioni që ishte në këtë detyrë prej disa vitesh. Mësohet se ka pasur edhe lëvizje të tjera të drejtuesve dhe gazetarëve të këtij televizioni.
Armand Shkullaku nuk ka marrë ende një vendim për propozimet e reja të pronarit Aleksandër Frangaj për një pozicion tjetër.


Flet Armand Shkullaku


armand shkullakuMapo: A është e vërtetë se nuk do të jeni më në drejtimin e ABCNews?

Po, është e vërtetë. Pas katër viteve të vështira por edhe të bukura në rindërtimin dhe konsolidimin e këtij televizioni informativ, erdhi dhe momenti që në fakt, ne gazetarët, e kemi gjithnjë të pritshëm, ai kur një projekt ndërpritet apo përfundon.

Mapo: Ishte zgjedhja juaj?
Jo, vendimi për të lënë ABCNews nuk ishte një zgjedhje e imja. Pronari i grupit mediatik për të cilin unë punoj, gjykoi se në këtë periudhë televizionit i duhet një qasje e re, menaxhariale dhe editoriale, dhe kështu kontrata ime 4-vjeçare me AbcNeës quhet e përfunduar këtu. Nuk do të kem një kontratë të re me këtë televizion.

Mapo: Dhe pas kësaj, a keni menduar se ku do të angazhoheni?
Frangaj më ka bërë disa propozime brenda grupit mediatik Klan. Drejtues i programacionit në TV Klan, drejtues i një emisioni politik në ABCNews apo dhe propozime të tjera, të cilat jam duke i konsideruar përpara nënshkrimit të një kontrate të re.
Për momentin do të pushoj për pak kohë dhe më pas do të shikoj vijimësinë.

Mapo: Ju vjen keq që po ndaheni me ABCNews?
Padyshim, pasi besoj se bashkë me ekipin e gazetarëve dhe redaktorëve aty, mundëm të krijojmë dhe të zhvillojmë një hapësirë mediatike profesionale dhe të lirë. Kam vlerësimin më të lartë për secilin prej punonjësve të ABCNews, me të cilët pata kënaqësinë të punoj këto katër vite.
Besoj se ABCNews është një vlerë për publikun dhe e ka merituar vlerësimin e tij. Nuk është e lehtë të shkëputesh nga një projekt, ku përpjekjet për profesionalizëm janë pjesë e pasionit personal dhe atij të një ekipi të tërë.
Por si çdo ndodh rëndom në zanatin tonë, gjërat nuk mund të zgjasin përjetësisht.

Mapo: Pra mesa duket po shkëputeni nga puna e përditshme e politikave edituese…
Nga përditshmëria dhe përgjegjësia institucionale po. Por personalisht do të mbetem i angazhuar, me shkrime dhe opinione, për të thënë gjithnjë atë që mendoj dhe duke u përpjekur të mbetem i pa luhatur në bindjet e mija profesionale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

HIMARË/ Shkrihet për së dyti IMT e bashkisë nga Tavo

HIMARË/ AMP ndalon 2 oficerë policie, dy në kërkim

11/08/2026
TIRANË/ Përndiqte me profile false për  para. Policia e shtrin në trotuar

TIRANË/ Përndiqte me profile false për para. Policia e shtrin në trotuar

11/08/2026
Kryeministri serb Alexander Vucic në Tiranë më 27-28 maj, në forum edhe Isa Mustafa

Rama i përgjigjet ministrit serb për Ibrin: Kosova është shtet më vete, nuk na duhet ‘Shqipëria e Madhe

10/08/2026
U egzekutua në Kukës nga diktatura më 10 gusht, e shoqja e Havzi Nelës flet nga podiumi i protestës

U egzekutua në Kukës nga diktatura më 10 gusht, e shoqja e Havzi Nelës flet nga podiumi i protestës

10/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

HIMARË/ Shkrihet për së dyti IMT e bashkisë nga Tavo

HIMARË/ AMP ndalon 2 oficerë policie, dy në kërkim

11/08/2026
TIRANË/ Përndiqte me profile false për  para. Policia e shtrin në trotuar

TIRANË/ Përndiqte me profile false për para. Policia e shtrin në trotuar

11/08/2026
Kryeministri serb Alexander Vucic në Tiranë më 27-28 maj, në forum edhe Isa Mustafa

Rama i përgjigjet ministrit serb për Ibrin: Kosova është shtet më vete, nuk na duhet ‘Shqipëria e Madhe

10/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.