Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Gripi shënon viktimën e tretë

11/01/2017
Gripi shënon viktimën e tretë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Gripi sezonal ka shënuar viktimën e trete. Sipas burimeve zyrtare një tjetër rast fatal si pasojë e komplikacioneve të shkaktuar nga gripi është shënuar në spitali universitar “Shefqet Ndroqi”.
I moshuari, vuante nga sëmundje e mushkërive dhe gjendej i shtruar në gjendje të rëndë në sanatorium. Sakaq, numri i personave të prekur nga gripi AH3N2 është rritur. Nga 19 mijë, që ishte numri i të prekurve nga infeksionet respiratore, që janë tregues të shpërthimit të epidemisë, këtë javë numërohen rreth 22 mijë të prekur. E megjithatë shefja e departamentit të sëmundjeve infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva bino, thotë për Top Channel se edhe pse situata e gripit në vendin tonë mbetet mbi pragun e epidemisë, rritja është e lehtë, jo e thellë.
Sipas mjekes, ajo që vërehet është se, nëse në Tiranë kemi një tendencë në ulje të të prekurve nga gripi, në qytete të tjera si: Berati, Gramshi, Fieri, Durrësi, Skrapari dhe Peqini, numri i të prekurve është rritur.
Por, me rëndësi mbetet fakti që nuk shënohen shpërthime madhore, në ambiente me kolektiv të madh, siç janë azilet. Doktoreshë Bino thotë se vërehet një rritje e ndjeshme e numrit të të prekurve mbi moshën 60 vjeç.
Ndërsa sa i takon rasteve të rënda, duke iu referuar shtrimeve të ditëve të fundit, rezulton se në situatë kritike për jetën janë 6 persona, 1 i shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”, 1 në spitalin e Infektivit në QSUT dhe 4 të shtruar në spitalin e Shkodrës mesditën e ditës së martës.
Bino sqaron për Top Channel se procesi i vaksinimit po vijon normalisht, ku një pjesë e mirë e rretheve e kanë kaluar pragun mbi 50% dhe disa të tjerë në 10%. Në rang vendi procesi i vaksinimit është në masën 30%.
Në lidhje me infeksionet diarike mësohet se kemi një numër shumë më të ulët të të prekurve krahasuar me një vit më parë. Nga 1.500 të prekur vitin e kaluar, sivjet janë vetëm 1.161.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

HIMARË/ Shkrihet për së dyti IMT e bashkisë nga Tavo

HIMARË/ AMP ndalon 2 oficerë policie, dy në kërkim

11/08/2026
TIRANË/ Përndiqte me profile false për  para. Policia e shtrin në trotuar

TIRANË/ Përndiqte me profile false për para. Policia e shtrin në trotuar

11/08/2026
Kryeministri serb Alexander Vucic në Tiranë më 27-28 maj, në forum edhe Isa Mustafa

Rama i përgjigjet ministrit serb për Ibrin: Kosova është shtet më vete, nuk na duhet ‘Shqipëria e Madhe

10/08/2026
U egzekutua në Kukës nga diktatura më 10 gusht, e shoqja e Havzi Nelës flet nga podiumi i protestës

U egzekutua në Kukës nga diktatura më 10 gusht, e shoqja e Havzi Nelës flet nga podiumi i protestës

10/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

HIMARË/ Shkrihet për së dyti IMT e bashkisë nga Tavo

HIMARË/ AMP ndalon 2 oficerë policie, dy në kërkim

11/08/2026
TIRANË/ Përndiqte me profile false për  para. Policia e shtrin në trotuar

TIRANË/ Përndiqte me profile false për para. Policia e shtrin në trotuar

11/08/2026
Kryeministri serb Alexander Vucic në Tiranë më 27-28 maj, në forum edhe Isa Mustafa

Rama i përgjigjet ministrit serb për Ibrin: Kosova është shtet më vete, nuk na duhet ‘Shqipëria e Madhe

10/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.