Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

VIDEO/ Shijak, pamjet e grabitjes së karburanteve dhe arrestimit të dy autorëve

10/01/2017
VIDEO/ Shijak, pamjet e grabitjes së karburanteve dhe arrestimit të dy autorëve

Foto Ilustruese

Share on FacebookShare on Whatsapp

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Shijak, kanë bërë të mundur goditjen e grupit që kryenin grabitje të karburanteve me maska dhe nën kërcënimin e armëve.
Ata kanë zbardhur dhe dokumentuar pa kaluar 24 orë  nga ngjarja grabitjen  e dy karburanteve në autostradën Tiranë-Durrës.
Për pasojë janë arrestuar dy prej autorëve të dyshuarve,
• Klajdi Pupa 20 vjeç, banues në Durrës, I dënuar më parë për posedim të lëndëve narkotike;
• Flroian Thana 19 vjeç, banues në Durrës, I dënuar më parë për vjedhje.

Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe po punohet pë kapjen e shtetasit:
• B. K., 20 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për vjedhje.

Specialistët për Krimet në sajë të veprimeve hetimore kanë bërë të mundur dokumentimin e veprimtarisë kriminale, të kryer nga shtetasit e mësipërm, të cilët  në bashkëpunim me njëri- tjetrin, në periudha të ndryshme kohore kanë vjedhur nën kërcënimin e armëve pika karburanti në autostradën Tiranë-Durrës, tek”Mbikalimi i Fllakës”, duke marrë shuma të ndryshme parash,  konkretisht:
1. Më datë 12. 12. 2016, rreth orës 02:50, shtetasit e mësipërm dyshohen se nën kërcënimin e armës  I kanë marrë xhiron ditore rojeve të një karburanti , në afërsi të mbikalimit të Fllakës, rreth 150 000 – 200 000 lekë.
2. Më datë 09. 01. 2017, dyshohet se nën kërcënimin e armës dhe me maska  kanë vjedhur dy karburante në të dy krahët e autostradës dhe më pas janë larguar me një mjet tip Golf.

Janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale.
• Një automjet tip Volksëagen Golf 5 me të cilën autorët kryenin vjedhjet;
• Një çantë krahu, në të cilën mbanin armën dhe maskat;
• Dy telefona celularë.

Gjatë deklarimit të dhënë para Oficerëve të Policisë, autorët kanë pranuar dhe shpjeguar mekanizmin e kryerjes së grabitjeve.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

HIMARË/ Shkrihet për së dyti IMT e bashkisë nga Tavo

HIMARË/ AMP ndalon 2 oficerë policie, dy në kërkim

11/08/2026
TIRANË/ Përndiqte me profile false për  para. Policia e shtrin në trotuar

TIRANË/ Përndiqte me profile false për para. Policia e shtrin në trotuar

11/08/2026
Kryeministri serb Alexander Vucic në Tiranë më 27-28 maj, në forum edhe Isa Mustafa

Rama i përgjigjet ministrit serb për Ibrin: Kosova është shtet më vete, nuk na duhet ‘Shqipëria e Madhe

10/08/2026
U egzekutua në Kukës nga diktatura më 10 gusht, e shoqja e Havzi Nelës flet nga podiumi i protestës

U egzekutua në Kukës nga diktatura më 10 gusht, e shoqja e Havzi Nelës flet nga podiumi i protestës

10/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

HIMARË/ Shkrihet për së dyti IMT e bashkisë nga Tavo

HIMARË/ AMP ndalon 2 oficerë policie, dy në kërkim

11/08/2026
TIRANË/ Përndiqte me profile false për  para. Policia e shtrin në trotuar

TIRANË/ Përndiqte me profile false për para. Policia e shtrin në trotuar

11/08/2026
Kryeministri serb Alexander Vucic në Tiranë më 27-28 maj, në forum edhe Isa Mustafa

Rama i përgjigjet ministrit serb për Ibrin: Kosova është shtet më vete, nuk na duhet ‘Shqipëria e Madhe

10/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.