Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

KËRKESAT/ Koço Kokëdhima vazhdon sfidën ndaj PS-së: Më tregoni statutin që më përjashtoi dhe rrëzoni vendimin

10/01/2017
KËRKESAT/ Koço Kokëdhima vazhdon sfidën ndaj PS-së: Më tregoni statutin që më përjashtoi dhe rrëzoni vendimin
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një ditë më parë ish-deputeti i PS-së, Koço Kokëdhima, zbuloi shkresën zyrtare dërguar më 5 janar 2017, ku kërkoi nga kreu i PS-së, Edi Rama dhe sekretari i Përgjithshëm, Gramoz Ruçi, që të shpjegonin ligjërisht dhe juridikisht se ku ishte mbështetur shkarkimi i tij nga funksioni i Sekretarit për Reformën Strukturore dhe Emigracionin si dhe futjen jashtë rendit të ditës dhe votimin për përjashtimin e tij nga anëtar i Asamblesë Kombëtare të PS-së. Ndërsa sot ai publikon shkresën dërguar më 27 Dhjetor 2016 në adresë të Komisionit të Garancive Statutore të Partisë Socialiste të Shqipërisë, me objekt “Kërkesë për interpretim dhe gjykim”, lidhur me shkarkimin e tij dhe përjashtimin nga Asambleja Kombëtare e PS-së.
Dy kërkesat e Kokëdhimës

Më poshtë është kërkesa e plotë e Koço Kokëdhimës drejtuar Komisionit të Garancive Statutore të Partisë Socialiste të Shqipërisë.

Kërkesa e parë

Në cilësinë e Anëtarit të Partisë Socialiste të Shqipërisë dhe të kongresit të saj, ju kërkoj të interpretoni situatën aktuale kur nuk kemi të qartë se kush është statuti i Partisë Socialiste të Shqipërisë. Siç jeni në dijeni, Kongresi i marsit të vitit 2016, shfuqizoi Statutit e mëparshëm dhe miratoi Statutin e ri në parim. Ky Kongres, la detyrë që në mbledhjen e parë të Asamblesë Kombëtare pas tij, të miratohej drafti i Statutit të ri. Aktualisht qarkullojnë 3 drafte.
Kujt prej tyre t’i referohem unë për nevojat që kam si anëtar i Partisë Socialiste?
Cilin prej tyre ju e konsideroni si Statut të Partisë Socialiste në fuqi?
Me cilin Statut funksionon aktualisht Partia Socialiste e Shqipërisë, ndërkohë që janë zhvilluar 2 mbledhje Asamblesh Kombëtare pas Kongresit në fjalë?

Kërkesa e dytë

Në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të datës 23 Dhjetor 2016, është vendosur shkarkimi im nga Anëtar i Asamblesë.
Ky vendim është tërësisht i gabuar dhe i paligjshëm. Unë e kam mësuar këtë gjë nga mediat, sepse nuk kam qenë prezent në mbledhje gjatë kohës që është marrë ky vendim, i cili nuk ka qenë i përfshirë në rendin e ditës së Asamblesë Kombëtare. Kam kërkuar gojarisht të më vihet në dispozicion vendimi i Asamblesë, por deri më tani nuk më është dhënë. Në ditët e ardhshme do t’i kërkoj edhe me shkrim.
Pavarësisht kësaj, nisur nga të drejtat e mia,  Ju kërkoj ta shqyrtoni dhe ta rrëzoni këtë vendim si të pabazuar në Statut, të pabazuar në procedura, të pabazuar në përmbajtje, si një vendim absolutisht të pavlefshëm.
Kur të kem marrë në dorë dokumentet e Asamblesë, do t’ju paraqes parashtrimet e mia më të plota.


kkk_copy_1


kkk1

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

MALIQ/ Polici Enea Mekolli vritet në krye të detyrës gjatë operacionit për kapjen e një të kërkuari

MALIQ/ Polici Enea Mekolli vritet në krye të detyrës gjatë operacionit për kapjen e një të kërkuari

04/06/2026
Aleks Marku i dënuar për vjedhje në Itali, gruaja me 2 urdhra mbrojtjeje

Operacioni në Maliq, vritet një polic, plagoset një tjetër. Kush është autori

04/06/2026
Policia, dhunë mbi protestuesit, ujë dhe gardhe hekuri

Policia, dhunë mbi protestuesit, ujë dhe gardhe hekuri

03/06/2026
Rama i vendos gardhin protestës tek fillimi i Bulevardit

Rama i vendos gardhin protestës tek fillimi i Bulevardit

03/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

MALIQ/ Polici Enea Mekolli vritet në krye të detyrës gjatë operacionit për kapjen e një të kërkuari

MALIQ/ Polici Enea Mekolli vritet në krye të detyrës gjatë operacionit për kapjen e një të kërkuari

04/06/2026
Aleks Marku i dënuar për vjedhje në Itali, gruaja me 2 urdhra mbrojtjeje

Operacioni në Maliq, vritet një polic, plagoset një tjetër. Kush është autori

04/06/2026
Policia, dhunë mbi protestuesit, ujë dhe gardhe hekuri

Policia, dhunë mbi protestuesit, ujë dhe gardhe hekuri

03/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.