Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Organi i akuzës ndryshon prokurorin dhe kthen për rihetim dosjen e protestuesve të opozitës

08/01/2017
Organi i akuzës ndryshon prokurorin dhe kthen për rihetim dosjen e protestuesve të opozitës
Share on FacebookShare on Whatsapp


Prokuroria e Tiranës, rikthen për hetim demonstratën e opozitës së 8 Dhjetorit 2015 ku u shkatërrua edhe bunkeri pranë Ministrisë së Brendshme. Mësohet se prokurori i çështje kishte vendosur dërgimin e 9 të pandehurve në gjyq, por me vendim të shefit të akuzës kjo dosje është tërhequr për vazhdim hetimesh.

Prokuroria e Tiranës, ktheu për hetime të mëtejshme dosjen ndaj 9 demonstruesve të protestës së opozitës më 8 Dhjetor të vitit 2015.
ABC News ka mësuar se pas përfundimit të hetimeve nga prokurori i çështjes, dosja është relatuar për në Gjykatën e Tiranës, ku të 9 pandehurit do të gjykoheshin për 2 akuza. Por, ky vendim u shfuqizua nga shefi i akuzës së kryeqytetit, duke kthyer dosjen edhe njëherë për vazhdim hetimesh. Nuk jepen detaje të arsyetimit të kthimit të çështjes në hetim, por mësohet se dosja i është caktuar një prokurori tjetër.
Nga ana tjetër, në fund të tetorit të vitit të kaluar, prokurori i çështjes kishte vendosur dërgimin e 9 të pandehurve në gjyq për akuzën e “Shkatërrimit të pronës” dhe “Prishjes së qetësisë publike”. Këto akuza, sipas dosjes që tashmë është rikthyer për hetime, të 9 të pandehurit janë demonstrues të opozitës, të cilët më 8 dhjetor 2015 veç tjerash shkatërruan edhe bunkerin pranë Ministrisë së Brendshme. Në materialin e shpërndarë nga prokuroria në fund të tetorit, thuhej se 9 të pandehurit: Drini Zaimaj, Nexhemdin Shehu, Artan Kaçi, Besmir Vladi, Ylli Muça, Ervis Koçi, Aurel Filaj, Xhuljana Çala dhe Suzana Dimshi me veprimet e tyre kanë kryer veprat penale të “Shkatërrimit të pronës” dhe “Prishjes së qetësisë publike”.
Shumë demonstrues të tjerë, që u përfshinë në këtë ngjarje nuk u hetuan, pasi prokurorët e kanë pasur të pamundur identifikimin e tyre në mungesë edhe të provave të siguruara nga policia. Këta të fundit pretenduan se edhe disa deputetë kanë konsumuar disa vepra penale, por nga Prokuroria nuk u konstatua një gjë e tillë, duke i mos hetuar. Por me kthimin e çështjes për vazhdim hetimesh,burimet thonë se nuk përjashtohen hetimet edhe ndaj këtyre individëve.
Ndërkohë kundër protestës së Partisë Demokratike në 8 dhjetor doli edhe Bashkia e Tiranës. Për “ndëshkimin” e organizatorëve Bashkia vendosi një gjobë prej 160 milion lekësh, që rezultoi më pas e falsifikuar dhe Gjykata Administrative e rrëzoi. Por ende nuk është “identifikuar” falsifikatori i kësaj gjobe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

HIMARË/ Shkrihet për së dyti IMT e bashkisë nga Tavo

HIMARË/ AMP ndalon 2 oficerë policie, dy në kërkim

11/08/2026
TIRANË/ Përndiqte me profile false për  para. Policia e shtrin në trotuar

TIRANË/ Përndiqte me profile false për para. Policia e shtrin në trotuar

11/08/2026
Kryeministri serb Alexander Vucic në Tiranë më 27-28 maj, në forum edhe Isa Mustafa

Rama i përgjigjet ministrit serb për Ibrin: Kosova është shtet më vete, nuk na duhet ‘Shqipëria e Madhe

10/08/2026
U egzekutua në Kukës nga diktatura më 10 gusht, e shoqja e Havzi Nelës flet nga podiumi i protestës

U egzekutua në Kukës nga diktatura më 10 gusht, e shoqja e Havzi Nelës flet nga podiumi i protestës

10/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

HIMARË/ Shkrihet për së dyti IMT e bashkisë nga Tavo

HIMARË/ AMP ndalon 2 oficerë policie, dy në kërkim

11/08/2026
TIRANË/ Përndiqte me profile false për  para. Policia e shtrin në trotuar

TIRANË/ Përndiqte me profile false për para. Policia e shtrin në trotuar

11/08/2026
Kryeministri serb Alexander Vucic në Tiranë më 27-28 maj, në forum edhe Isa Mustafa

Rama i përgjigjet ministrit serb për Ibrin: Kosova është shtet më vete, nuk na duhet ‘Shqipëria e Madhe

10/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.