Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Torovica kthehet në “kënetë”, banorët kërkojnë ndërhyrje

02/12/2016
Torovica kthehet në “kënetë”, banorët kërkojnë ndërhyrje
Share on FacebookShare on Whatsapp

Fermerët e Torovicës kërkojnë ndërhyrje urgjente për kullimin e tokave bujqësore. Ata thonë se për shkak të mungesës së kanaleve kullues toka përmbytet sa herë ka reshje shiu, dhe aktualisht nga një tokë me prodhim të lartë po kthehet në kënetë.
Nga një tokë me prodhim të lartë bujqësor, fusha e Torovicës në Lezhë është kthyer në një kënetë, për shkak të përmbytjeve të vazhdueshme sa herë që ka reshje shiu.
Përballë kësaj situate, fermerët e zonës hezitojnë ta mbjellin, pasi toka nuk jep rendiment.
Sipas tyre, puna që nisi Bashkia për hapjen e kanaleve kulluese është lënë përgjysëm dhe situata e përmbytjeve vijon të përsëritet.
Fermeret e Torovicës kërkojnë që të ndërhyhet, pasi shumë prej tyre e kanë të lidhur jetesën me bujqësinë.
Fermeri: Fusha përmbytet çdo vit, sot akoma nuk është mbjellur gruri, që zakonisht këtu në fillim të nëntorit është i mbirë. Akoma një pëllëmbë tokë nuk është mbjellur, e kam traktorin aty.Nuk është mbjellë sepse nuk  është tharë akoma toka, është mbyt në ujë dhe nuk kemi shpresa për ta mbjellë, vetëm ndonjë kodër 2-3 dynym sa për bukë se është e mbytur në ujë.
Problem për përmbytjet në këtë zonë është dhe hidrovori i cili ndodhet 2 metër mbi nivelin e tokës që duhet të evadojë, e për pasoje nuk kryen dot kullimin e saj.
Bashkia e Lezhës thotë se investimet për të zgjidhur këtë problem kapin një vlerë të konsiderueshme raporton Ora News.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

DITA 69/ Qytetarët i bëjnë thirrje SPAK-ut të hetojë Ramën

DITA 69/ Qytetarët i bëjnë thirrje SPAK-ut të hetojë Ramën

07/08/2026
Djegia e apartamentit në Vlorë, për konkurencë biznesi-shtëpi me qera

Djegia e apartamentit në Vlorë, për konkurencë biznesi-shtëpi me qera

07/08/2026
Durrës, arrestohet shijaksi dhe elbasanlliu që vodhën bankën në Shijak

Skemë vjedhje me transferta në Raiffeisen Bank, thyhet sistemi, zhduken mijëra euro

07/08/2026
Ish-efektivi i Policisë shpallet në kërkim, akuzohet për kanosjen e stafit të një hoteli në Palasë

Ish-efektivi i Policisë shpallet në kërkim, akuzohet për kanosjen e stafit të një hoteli në Palasë

07/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 69/ Qytetarët i bëjnë thirrje SPAK-ut të hetojë Ramën

DITA 69/ Qytetarët i bëjnë thirrje SPAK-ut të hetojë Ramën

07/08/2026
Djegia e apartamentit në Vlorë, për konkurencë biznesi-shtëpi me qera

Djegia e apartamentit në Vlorë, për konkurencë biznesi-shtëpi me qera

07/08/2026
Durrës, arrestohet shijaksi dhe elbasanlliu që vodhën bankën në Shijak

Skemë vjedhje me transferta në Raiffeisen Bank, thyhet sistemi, zhduken mijëra euro

07/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.