Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Saga kriminale “Çiço”, ja dëshmitari kyç i atentateve

02/12/2016
Saga kriminale “Çiço”, ja dëshmitari kyç i atentateve

Elton Cico

Share on FacebookShare on Whatsapp

Elton Çiço

Ari Alinani shikohet si personi kyç që mund të hedhë dritë mbi vrasjen e Nelgert Patës, por edhe atentateve të mëparshme mes grupeve rivale të Tepelenës. Ai madje dyshohet se është edhe autor i plagosjes së Andi Mustafarait pak kohë më parë, pranë ish-ekspozitës në kryeqytet.
Nisur nga ngjashmëria fizike e autorit të filmuar nga një kamera sigurie, Policia e Tiranës dyshon se ai është Alinani, megjithëse ky i fundit nuk e ka pranuar autorësinë e ngjarjes. Por, në një kohë që të gjitha ngjarjet e rënda kriminale mes dy grupeve Çiço e Pata kanë ndodhur në Tepelenë, Fier e Tiranë, prokuroria pritet t’i bashkojë tek Krimet e Rënda.
Burime bëjnë me dije se me shumë gjasa, ngjarjet do të hetohen nga kjo prokurori me akuzat e grupit të strukturuar kriminal, vrasjes, e armëmbajtjes pa leje. Ndonëse ende nuk është bërë diçka e tillë, dosja pritet të bashkohet, megjithëse hetimi ka ngecur tek zbardhja e vrasjes së Nelgert Patës, më 20 nentor në Fier, ku mbeti i plagosur dhe miku i tij Ari Alinani.
Ndonëse burimet janë tepër të rezervuara, mësohet se policia ka marrë në pyetje edhe disa persona që njihen si anëtarë të grupeve rivale të Tepelenës, pasi uniformat blu druhen se atentatet për hakmarrje mes palëve do të vijojnë. Një tjetër person që mund të zbardhë historinë disa vjeçare është edhe i shpalluri në kërkim Jani Aliaj, i cili ekzekutoi Elton Çiçon më 1 maj, në një lokal në zonën e ish-bllokut. TCH

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

DITA 69/ Qytetarët i bëjnë thirrje SPAK-ut të hetojë Ramën

DITA 69/ Qytetarët i bëjnë thirrje SPAK-ut të hetojë Ramën

07/08/2026
Djegia e apartamentit në Vlorë, për konkurencë biznesi-shtëpi me qera

Djegia e apartamentit në Vlorë, për konkurencë biznesi-shtëpi me qera

07/08/2026
Durrës, arrestohet shijaksi dhe elbasanlliu që vodhën bankën në Shijak

Skemë vjedhje me transferta në Raiffeisen Bank, thyhet sistemi, zhduken mijëra euro

07/08/2026
Ish-efektivi i Policisë shpallet në kërkim, akuzohet për kanosjen e stafit të një hoteli në Palasë

Ish-efektivi i Policisë shpallet në kërkim, akuzohet për kanosjen e stafit të një hoteli në Palasë

07/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 69/ Qytetarët i bëjnë thirrje SPAK-ut të hetojë Ramën

DITA 69/ Qytetarët i bëjnë thirrje SPAK-ut të hetojë Ramën

07/08/2026
Djegia e apartamentit në Vlorë, për konkurencë biznesi-shtëpi me qera

Djegia e apartamentit në Vlorë, për konkurencë biznesi-shtëpi me qera

07/08/2026
Durrës, arrestohet shijaksi dhe elbasanlliu që vodhën bankën në Shijak

Skemë vjedhje me transferta në Raiffeisen Bank, thyhet sistemi, zhduken mijëra euro

07/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.