Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Itali, gjendet 2 milionë euro kokainë në vilën e braktisur në varreza, pranga shqiptarëve

02/12/2016
Itali, gjendet 2 milionë euro kokainë në vilën e braktisur në varreza, pranga shqiptarëve
Share on FacebookShare on Whatsapp

Rreth 7 kg kokainë e fshehur në një garazh është sekuestruar nga policia italiane. Lënda narkotike do t’i bënte milionerë shitësit me pakicë.
Nga shitja e saj në treg, raporton policia italiane, përfitimet me gjasë do të ishin rreth 2 milionë euro.
Droga ishte e ndarë në 6 pako me peshë 1 kg e 154 gram secili, me peshë totale 7 kg kokainë e pastër.
Ajo u kap nga agjentët e policisë në Arrezzo, duke çuar në pranga dy shqiptarë të moshave 25 dhe 42 vjeç, me iniciale A. E., dhe B. A., me leje të rregullt qëndrimi në Itali dhe deri më tani të pa përfshirë në vepra penale.
Besohet se dy personat e arrestuar janë tregtarët më të rëndësishëm me shumicë në Arrezzo.
Banorët në Cortona Creti dhanë disa raporte për policinë, duke theksuar se në një vilë të braktisur afër varrezave kishin vënë re lëvizje të dyshimta dhe ardhje të vazhdueshme të automjeteve.
Policia nisi hetimet dhe vu re një garazh me tulla pranë shtëpisë thuajse të shkatërruar, duke gjetur një kuti plastike bosh.
Ishte e qartë se një enë e madhe e fshehur me kujdes ishte vendosur aty për të mbajtur diçka të rëndësishme. Policia filloi monitorimin e zonës dhe të mërkurën dy automjete të drejtuara nga dy shqiptarë kanë shkuar pranë vendit nën vëzhgim.
Pasi qëndruan disa minuta aty, shqiptarët janë ndarë dhe kanë vazhduar secili rrugën me makinat e tyre në drejtime të ndryshme.
Policia zhvilloi kontrolle tek vendi, duke gjetur sasinë e kokainës. Menjëherë u lajmërua stacioni policor, duke arrestuar dy shqiptarët në rrugën Buonconte da Montefeltro në Arezzo.
Sasia e drogës kushton rreth 600 mijë euro me çmim shumice.  Dy shqiptarët janë dërguar në burg në pritje të vendimit të gjykatës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

DITA 69/ Qytetarët i bëjnë thirrje SPAK-ut të hetojë Ramën

DITA 69/ Qytetarët i bëjnë thirrje SPAK-ut të hetojë Ramën

07/08/2026
Djegia e apartamentit në Vlorë, për konkurencë biznesi-shtëpi me qera

Djegia e apartamentit në Vlorë, për konkurencë biznesi-shtëpi me qera

07/08/2026
Durrës, arrestohet shijaksi dhe elbasanlliu që vodhën bankën në Shijak

Skemë vjedhje me transferta në Raiffeisen Bank, thyhet sistemi, zhduken mijëra euro

07/08/2026
Ish-efektivi i Policisë shpallet në kërkim, akuzohet për kanosjen e stafit të një hoteli në Palasë

Ish-efektivi i Policisë shpallet në kërkim, akuzohet për kanosjen e stafit të një hoteli në Palasë

07/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 69/ Qytetarët i bëjnë thirrje SPAK-ut të hetojë Ramën

DITA 69/ Qytetarët i bëjnë thirrje SPAK-ut të hetojë Ramën

07/08/2026
Djegia e apartamentit në Vlorë, për konkurencë biznesi-shtëpi me qera

Djegia e apartamentit në Vlorë, për konkurencë biznesi-shtëpi me qera

07/08/2026
Durrës, arrestohet shijaksi dhe elbasanlliu që vodhën bankën në Shijak

Skemë vjedhje me transferta në Raiffeisen Bank, thyhet sistemi, zhduken mijëra euro

07/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.