Prokurori i Antimafias se Leçes Kataldo Motta ka mbërritur sot në Tiranë për një takim në Prokurorinë e Përgjithshme.
Axhenda e Motta përfshin bisedë me Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla dhe prokurorë të Krimeve të Rënda, për bashkëpunim me strukturat në Tiranë.
Policia e jugut të Italisë ka kapur javët e fundit mbi 2 ton drogë që shkon nga Shqipëria ndërkohë që fluksi i trafikut po vjen gjithnjë e në rritje.





