Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ngjarja në Gur të Zi, autori rrëfen fjalët e fundit të shokut që vrau

01/12/2016
Ngjarja në Gur të Zi, autori rrëfen fjalët e fundit të shokut që vrau
Share on FacebookShare on Whatsapp


Foto, viktima Gazmend Sllami

Gjykata e Shkallës së parë e Rrethit Gjyqësor të Elbasanit, ka dhënë sot masën e sigurisë “arrest me burg” për 21-vjeçarin Altin Hazizi, i cili dy ditë më parë vrau nga pakujdesia shokun e tij Gazmend Sllami kur kishin dalë për gjah.
Në seancën e masës së sigurisë, në Gjykatë, 21-vjeçari tregon momentet e para të ngjarjes.
“Shokun e kisha pas shpinës sime, ndërsa armën e kisha në shpatull, ku tyta ishte nga ana e Gazmendit. Në një moment tentova të heq armën që e mbaja nën shpatull, dhe gishti të cilin e kisha në këmbëzën e armës pa dashje më shkrepi dhe plumbi preku shokun tim. Në ato momente pashë shokun tim të shtrirë përtokë, i cili mundi të thoshte vetëm këto fjalë ‘ou, s’ka gjë’, dhe më pas pashë që ai vdiq”, tregon 21-vjeçari.
Pyetjes së trupit gjykues se pse 21-vjeçari u largua nga vendi i ngjarjes, ai ka deklaruar se “më pas kishte parë një grua me një fëmijë nga larg dhe se ishte trembur dhe menjëherë bashkë me armën është fshehur në një gëmushë aty afër”.
Fill pas kësaj, i riu tregon se kishte shkuar në shtëpi ku ndodhej nëna e tij të cilës i kishte treguar se çfarë i kishte ndodhur dhe asaj i ka rënë të fikët. Para trupës gjykuese i riu tregon se në gjendje të rënduar psikologjike ai kishte ndenjur në dhomën e tij, ku e kishte zënë dhe gjumi, ndërsa policia kishte ardhur me vonë e kishte arrestuar në gjumë.
Autori shprehu pendesë për krimin dhe u kërkoi falje familjarëve të shokut të ngushtë, që e qëlloi pa dashje.
altin hazizi

Foto, autori i dyshuar Altin Hazizi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

DITA 69/ Qytetarët i bëjnë thirrje SPAK-ut të hetojë Ramën

DITA 69/ Qytetarët i bëjnë thirrje SPAK-ut të hetojë Ramën

07/08/2026
Djegia e apartamentit në Vlorë, për konkurencë biznesi-shtëpi me qera

Djegia e apartamentit në Vlorë, për konkurencë biznesi-shtëpi me qera

07/08/2026
Durrës, arrestohet shijaksi dhe elbasanlliu që vodhën bankën në Shijak

Skemë vjedhje me transferta në Raiffeisen Bank, thyhet sistemi, zhduken mijëra euro

07/08/2026
Ish-efektivi i Policisë shpallet në kërkim, akuzohet për kanosjen e stafit të një hoteli në Palasë

Ish-efektivi i Policisë shpallet në kërkim, akuzohet për kanosjen e stafit të një hoteli në Palasë

07/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 69/ Qytetarët i bëjnë thirrje SPAK-ut të hetojë Ramën

DITA 69/ Qytetarët i bëjnë thirrje SPAK-ut të hetojë Ramën

07/08/2026
Djegia e apartamentit në Vlorë, për konkurencë biznesi-shtëpi me qera

Djegia e apartamentit në Vlorë, për konkurencë biznesi-shtëpi me qera

07/08/2026
Durrës, arrestohet shijaksi dhe elbasanlliu që vodhën bankën në Shijak

Skemë vjedhje me transferta në Raiffeisen Bank, thyhet sistemi, zhduken mijëra euro

07/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.