Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Basha sfidon Ramën: Ja zgjidhja ime për Vetting-un

29/11/2016
Basha sfidon Ramën: Ja zgjidhja ime për Vetting-un
Share on FacebookShare on Whatsapp

“Në lidhje me Vettingun i bëj thirrje Edi Ramës që të amendojmë ligjin pa pasur nevojë për vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Unë jam gati që sot, që tani. Nëse Edi Rama do vërtet pastrimin e politikës dhe drejtësisë nga krimi dhe korrupsioni, le të shkarkojë që sot Elvis Roshin i dënuar për përdhunim dhe trafik droge nga drejtësia e Italisë dhe e Zvicrës. Për aq kohë sa mban në politikë Rroshin, Bushin, Prengën, dhe kriminelët e tjerë, përbetimet e tij për drejtësi dhe vetting janë përralla”.

“Unë jam gati për Vettingun, jemi gati ta amendojmë ligjin dhe të diskutojmë për një të ri. Por Rama e do Vetting-un për të kapur drjetësinë me drejtorët e tij, jo sic parashikon Kushtetuta. Ne jemi gati ,Edi Rama nuk e do ligjin  dhe e ka pretekst për dështimet e tij, sepse zgjidhja mund të bëhet që tani” u shpreh Basha në një deklaratë për shtyp.
Basha shtoi se krimi mban të izoluar Shqipërinë e  depërtimi i tij në politikë, droga dhe korrupsioni janë cështje që cdo media europiane dhe botërore i dinë për Shqipërinë.
“Qepe, mjaft me sulme të turpshme , mjaft e shpalle armik opozitën, kurrë paqe me  drogën, as paqe për ty nëse mbështet drogën” përsëriti Basha duke u treguar më i ashpër.
Kryetari i PD tha se  Edi Rama të fillojë duke shkarkuar  Elvis Roshin, Bushin, Prengën.

Deklarata e plotë e kreut të PD-së, Lulzim Basha

Muri që mban të izoluar Shqipërinë është muri i krimit, i drogës, i korrupsionit qeveritar, i mungesës së zgjedhjeve të lira dhe të ndershme

Muri që mban të izoluar Shqipërinë është muri i krimit, i drogës dhe i korrupsionit qeveritar. Është mungesa e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
Shqetësimi kryesor i liderëve europianë për Shqipërinë është depërtimi i krimit në politikë, droga dhe korrupsioni. Kjo, i është bërë e qartë Edi Ramës nga çdo politikan që ka takuar, pa asnjë përjashtim, më është bërë e qartë edhe mua si kryetar i opozitës.
Shikoni mediat shtetërore italiane, gjermane, zvicerane, austriake, britanike,  për të kuptuar se çfarë e shqetëson realisht Europën.
Ndaj në emër të opozitës kam një thirrje të thjeshtë për Edi Ramën:
Qepe!
Mjaft më me sulmet e turpshme prej Don Kishoti ndaj politikanëve më të lartë nga Amerika në Austri, në Gjermani, në Holandë, në Greqi e kudo.
Mjaft më, duke shpallur armik opozitën dhe shumicën e popullit tënd!
Nuk do të ketë kurrë paqe dhe përparim për Shqipërinë me drogë, krim dhe kriminelë në politikë.
Nuk do të ketë paqe as për ty nëse vazhdon të fshehësh dhe mbështesësh drogën dhe krimin.
Në lidhje me vettingun i bëj thirrje Edi Ramës që të amendojmë ligjin pa pasur nevojë për vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Unë jam gati që tani.
Kushtetuta thotë se vettingun duhet ta bëjë Kuvendi, kurse Edi Rama do që vettingun ta bëjë ai vetë me drejtorët dhe vartësit e tij.
Arsyeja është e qartë. Si do ta mbrojë ndryshe krimin dhe korrupsionin.
Edi Rama nuk do zgjidhje për Vetingun. Ai e ka vettingun pretekst për të mbuluar dështimin e tij. Sepse zgjidhja është e thjeshtë dhe mund të bëhet menjëherë, që sot, që tani, duke respektuar Kushtetutën e votuar me konsensus.
Ai vetë kryeministri, nuk ka nevojë të presë vettingun për të bëjë pjesën e tij. Nëse Edi Rama do vërtet pastrimin e politikës dhe drejtësisë nga krimi dhe korrupsioni, le të shkarkojë që sot Elvis Roshin i dënuar për përdhunim dhe trafik droge nga drejtësia e Italisë dhe e Zvicrës.
Për aq kohë sa Edi Rama mban në politikë Rroshin, Bushin, Prengën, dhe kriminelët e tjerë, përbetimet e tij për drejtësi dhe vetting janë përralla.
Unë, Partia Demokratike dhe çdo shqiptar i ndershëm e duam Shqipërinë në Europë. E duam Shqipërinë si gjithë Europa. Pa krim, pa korrupsion dhe me zgjedhje të lira e të ndershme.
 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Humb jetën gazetari Enrik Mehmeti, ngjarja në bregdetin e Vlorës

Pikëpyetje mbi momentet e fundit të gazetarit Enrik Mehmeti

21/07/2026
DITA 52/ Avancojnë kërkesat: “Arrestoni Ramën”

DITA 52/ Avancojnë kërkesat: “Arrestoni Ramën”

21/07/2026
Këlliçi: Të anulohet koncesioni i Milot–Balldren, pronari i kompanisë fituese, pjesë e ‘Aruba’-s

Këlliçi: Të anulohet koncesioni i Milot–Balldren, pronari i kompanisë fituese, pjesë e ‘Aruba’-s

21/07/2026
Burnham bën njoftimin e parë të madh si kryeministër, heq TVSH-në nga faturat e energjisë

Burnham bën njoftimin e parë të madh si kryeministër, heq TVSH-në nga faturat e energjisë

21/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Humb jetën gazetari Enrik Mehmeti, ngjarja në bregdetin e Vlorës

Pikëpyetje mbi momentet e fundit të gazetarit Enrik Mehmeti

21/07/2026
DITA 52/ Avancojnë kërkesat: “Arrestoni Ramën”

DITA 52/ Avancojnë kërkesat: “Arrestoni Ramën”

21/07/2026
Këlliçi: Të anulohet koncesioni i Milot–Balldren, pronari i kompanisë fituese, pjesë e ‘Aruba’-s

Këlliçi: Të anulohet koncesioni i Milot–Balldren, pronari i kompanisë fituese, pjesë e ‘Aruba’-s

21/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.