Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Breitbart: Ky është portali i lajmeve që mundi CNN dhe New York Times

18/11/2016
Breitbart: Ky është portali i lajmeve që mundi CNN dhe New York Times
Share on FacebookShare on Whatsapp

Tituj artikujsh në ngjyrë të fortë portokalli, anonsime disproporcionale reklamash dhe sektorë, që e quajnë veten “big government, big journalism, big hollywood” – faqja e internetit “Breitbart” është gjithçka, vetëm jo e përmbajtur. E rëndësishme për portalin e lajmeve nga SHBA-ja është të shkruajë kundër establishmentit politik, kundër të etabluarve demokratë e atyre republikanë. Ndërkohë në të po nënçmohen edhe gratë, zezakët, meksikanët apo hebrejtë.

Në këtë faqe ka edhe një artikull me tezën e titulluar: “Kontraceptivët i bëjnë gratë jo tërheqëse dhe të çmendura.” Milo Yiannopoulos, autor dhe ylli i Breitbart, ka tërhequr kaq shumë vëmendjen me vulgaritete, sa Twitter ia ka shuajtur profilin. Në këtë protal raportohet edhe për “kulturën myslimane të përdhunimit”. Ndonëse në këtë faqe ka edhe informacione objektive e ndonjëherë edhe me vetëkritikë – shpesh kemi të bëjmë me kritika që relativizohen nga deklarata subjektive të autorit.

Publiku i adresuar: “e djathta alternativë”

Breitbart me platformën e tij do t’i adresohet atij grupi të popullsisë, që amerikanët në SHBA e quajnë si “alt-right”, që e përkthyer fjalë për fjalë do të thotë “e djathta alternativë”. Platforma është bërë e njohur edhe përtej publikut të saj fillestar, kur ajo u ndërhyri në luftën elektorale në anën e presidentit të ardhshëm të SHBA-së, Donald Trump. Simpatitë e komunikuara hapur për republikanin nuk ishin më befasuese, kur shefi i Breitbart, Stephen Bannon, në gusht u bë menaxher i fushatës elektorale. Ka disa ditë që është e qartë, nëse Bannon do të hyjë në Shtëpinë e Bardhë si kryestrateg i Trumpit.

Aktivistë të të drejtave civile, gazetarë dhe politikanë të çdo ngjyre janë duke shprehur indinjatën e tyre për këtë vendim. Republikani John Weaver në Twitter shkruan: “Presidenti i ardhshëm sapo ka emëruar një racist dhe antisemit shef të shtabit.” Grupi kundër racizmit Southern Poverty Laë Center shprehet: “Bannon ishte forca lëvizëse, që e bëri Breitbart një makinë etno-nacionaliste propagande.”

Prodhuesit e Breitbart Neës ndoshta mendojnë tani, se pas zgjedhjeve është para zgjedhjeve. Sepse para pak ditësh ata deklaruan, që sipërmarrja do të ekspandojë në kontekstin europian. Ndërkohë ka një filial në Londër. Konkretisht kryeredaktori Alexander Marlow u shpreh për degë të portalit edhe në Gjermani e në Francë. Nga qarqet e drejtuesve të Breitbart thuhet, se synohet që në këto dy vende të mbështeten politikanët populistë të djathtë.

Në kursin e populizmit dhe nacionalizmit

“Në të gjithë Europën konstatojmë ndërkohë një kthim të populizmit e nacionalizmit”, vuri në dukje Marlow në bisedë me gazetën e SHBA-së “Politico”. Gjermania, sipas tij, është interesante për Breitbart “sepse kriza e refugjatëve është ashtu si është”, shpjegon kryeredaktori i portalit. Duke iu referuar Francës dhe suksesit të politikanëve të djathtë si kryetares së Front-National, Marine Le Pen, ai shton: “Për ne ka shumë kuptim të shkojmë atje.” Le Pen portali e ka vlerësuar si “Rockstar i ri i së djathtës në Europë”.

Në Londër Breitbart u konsolidua gjatë debatit për daljen e Britanisë së Madhe nga BE-ja. Menjëherë para dhe pas votës për Brexit portali fitoi gjithnjë e më shumë popullaritet. Vetëm më 23 qershor, ditën e referendumit, ky portal arriti shifrën më të madhe të leximeve ndër të gjitha faqet e internetit, që menaxhohen në mbarë botën prej Breitbart.

Përcaktimet e ardhshme të kursit në Europë priten në vitin 2017 me zgjedhjet në Gjermani e në Francë. Tensionet e krijuara në mbarë Europën nga migracioni i qindra mijëra refugjatëve mund të shpërthejnë, sepse frika nga terrorizmi dhe rritja e refuzimit kundrejt Islamit mund t’i nxisë shumë zgjedhës në krahët e partive populiste të djathta. Këto gëzohen për këtë mbështetje të papritur elektorale nga Breitbart. Do të jem e kënaqur për bashkëpunimin, është shprehur Marion Maréchal-Le Pen, mbesa e kryetares së Front-National. Dega e partisë ekstremiste të djathtë “Alternativa për Gjermaninë” (AfD) në Heildeberg shkruan në twitter: “Breitbart po vjen në Gjermani. Fantastike! Do të ketë një tërmet në peizazhin tonë të kalçifikuar mediatik.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

U fsheh për 30 vite për 3 vrasje, arrestohet në SHBA, Sokol Hoxha

U fsheh për 30 vite për 3 vrasje, arrestohet në SHBA, Sokol Hoxha

13/05/2026
Reagon Lapaj: Nuk pengohet mandati im nga Zeqiri

Adriatik Lapaj, thirrje për referendum kombëtar kundër “Paketës së Maleve”

13/05/2026
Berisha: Lubia është kryeministrja hije. Ka zëvendësuar Agasin me Bistrin

Berisha: Lubia është kryeministrja hije. Ka zëvendësuar Agasin me Bistrin

13/05/2026
Ngarkesa e gjyqtarëve, sfida e balancimit nuk kalohet as me hartën e re gjyqësore

Mereme Sela, padi në Gjykatën Administrative, cili është vendimi për kandidaten e skualifikuar në garën në PD

13/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

U fsheh për 30 vite për 3 vrasje, arrestohet në SHBA, Sokol Hoxha

U fsheh për 30 vite për 3 vrasje, arrestohet në SHBA, Sokol Hoxha

13/05/2026
Reagon Lapaj: Nuk pengohet mandati im nga Zeqiri

Adriatik Lapaj, thirrje për referendum kombëtar kundër “Paketës së Maleve”

13/05/2026
Berisha: Lubia është kryeministrja hije. Ka zëvendësuar Agasin me Bistrin

Berisha: Lubia është kryeministrja hije. Ka zëvendësuar Agasin me Bistrin

13/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.