“Shteti-bandë i Edi Ramës sot në Shkodër, duke grabitur e kërcënuar me armë qytetarët. Me popullin nuk luhet”.
Ky është reagimi i kreut të PD-së Lulzim Basha, pas konfliktit sot në Shkodër të tregtarëve të duhanit me forcat e doganave dhe policisë.
“Shteti-bandë i Edi Ramës sot në Shkodër, duke grabitur e kërcënuar me armë qytetarët. Ligji është i shenjtë e duhet zbatuar, por kur Edi Rama me bandën e tij është shkelësi më i madh i ligjit në vend, atëherë revolta është zgjidhja.
Me popullin nuk luhet.
#Shqipëria më mirë pa Edi Ramën”, u shpreh Basha nëpërmjet një reagimi të tij.




