Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Kreu i Shtetit shqiptar uron Presidentin e ri të SHBA, Donald Trump

10/11/2016
Kreu i Shtetit shqiptar uron Presidentin e ri të SHBA, Donald Trump
Share on FacebookShare on Whatsapp

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i ka dërguar një mesazh në të cilin shpreh urimet më të mira në emër të popullit shqiptar për fitoren historike të Presidentit të 45-të të zgjedhur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

“I nderuar Zoti President i Zgjedhur,
Zgjedhja Juaj si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës më jep mundësinë dhe kënaqësinë e veçantë që, në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim personal, t’Ju përcjell urimet më të mira për fitoren tuaj historike.
Më lejoni, Zoti Trump që me këtë rast, të shpreh besimin tim, se niveli i shkëlqyer dhe lidhjet e forcuara në vazhdimësi që kanë karakterizuar marrëdhëniet dypalëshe midis Shqipërisë dhe SHBA-së, gjatë Presidencës Suaj, do të pasurohen dhe do të zhvillohen më tej, në të mirë të dy popujve tanë miq.
Shqiptarët u janë mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës për mbështetjen e madhe, veçanërisht në momentet tona historike më të vështira, si edhe për inkurajimin e vazhdueshëm për forcimin e demokracisë në vend dhe zhvillimit të tij. Ndaj dhe dëshiroj t’Ju siguroj, Zoti President, për miqësinë e pakushtëzuar të popullit shqiptar, i cili ka parë të mishëruar ndër vite te kombi i madh amerikan vlerat e respektimit të lirisë e të demokracisë si dhe ‘ëndrrën amerikane’, – simbolin universal të mundësive dhe realizimeve pakufi.
Duke Ju uruar edhe një herë fat të mbarë dhe suksese në misionin tuaj të rëndësishëm dhe me përshëndetjet më të ngrohta e miqësore, Ju lutem pranoni, i nderuar Zoti President i Zgjedhur, shprehjen e konsideratës sime më të lartë!”,
– shkruhet në mesazhin e urimit të Presidentit Nishani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Investigimi që do trondisë opinionin publik: Çfarë hamë, çfarë po na sëmur ?!

Menyja me ‘helm’ për studentët e sigurisë, zbulohet çfarë u dhanë për drekë

07/05/2026
Rama me juristët e njohur të botës: Si mësuan shqiptarët të vënë rripin e sigurimit në makinë

Rama me juristët e njohur të botës: Si mësuan shqiptarët të vënë rripin e sigurimit në makinë

07/05/2026
Prishet pajisja elektronike, manipulohen testet për gradën nënkomisar

Helmohen studentët e Akademisë së Sigurisë, në kërkim nga policia administratorja e kompanisë

07/05/2026
Tomorri: Si oligarkët po zgjasin koncesionin e kolaudimit

KLODIAN TOMORRI/ Nga buron suksesi i zotit Teqja

06/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Investigimi që do trondisë opinionin publik: Çfarë hamë, çfarë po na sëmur ?!

Menyja me ‘helm’ për studentët e sigurisë, zbulohet çfarë u dhanë për drekë

07/05/2026
Rama me juristët e njohur të botës: Si mësuan shqiptarët të vënë rripin e sigurimit në makinë

Rama me juristët e njohur të botës: Si mësuan shqiptarët të vënë rripin e sigurimit në makinë

07/05/2026
Prishet pajisja elektronike, manipulohen testet për gradën nënkomisar

Helmohen studentët e Akademisë së Sigurisë, në kërkim nga policia administratorja e kompanisë

07/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.