Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Deklaratat “bombë” kundër Donald Trump, lënë pa gjumë edhe stafin e Edi Ramës

10/11/2016
Deklaratat “bombë” kundër Donald Trump, lënë pa gjumë edhe stafin e Edi Ramës
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ekipi i ngushtë i kryeministrit Edi Rama, nuk ka vënë gjumë në sy që pas fitores së Donald Trump në zgjedhjet presidenciale në SHBA. Gjatë dy netëve të fundit, personat që merren me marrëdhëniet publike të kryeministrit, po mundohen në maksimum të zbusin efektet e deklaratave bombë të Edi Ramës gjatë fushatës së zgjedhjeve në SHBA.
Por deri më tani nuk është se gjithë kjo punë po jep ndonjë rezultat. Madje po krijon efekt të kundërt, duke i bërë këto përpjekje më qesharake se sa vetë deklaratat e Ramës. Një “gjetje” për shembull ishte se Edi Rama ndihej i prekur, ose i fyer rëndë, nga deklaratat e Trump për Kosovën dhe, si shqiptar, ai nuk i duron dot të tilla gjëra. Por në fakt, Edi Rama shqiptar ka qenë edhe kur Trump i ka bërë këto deklarata përpara shumë viteve dhe nuk ishte ndjerë.
Një tjetër “gjetje”, por shumë më e mundimshme, ka qenë hartimi i një liste me të gjitha deklaratat e liderëve botërorë, e cila i është shpërndarë mediave pranë qeverisë, për të treguar se ky i joni nuk ka qenë i vetmi që ka folur kundër Trump. Lista përfshinte nga Papa Francesku e deri tek kryetari i opozitës së Izraelit, një punë vërtet e lodhshme për stafin e kryeministrit për të relativizuar deklaratat prej politikani provincial të Edi Ramës.
Në fakt, në të gjitha prononcimet e politikanëve të ndryshëm kundër Trump apo rezervave ndaj deklaratave të tij, vështirë të gjesh qëndrime absolutiste, arrogante, përjashtuese dhe definitive si ato të kryeministrit shqiptar. Askush nuk e quan turp për popullin amerikan nëse Trump zgjidhej president. Askush nuk i lutet zotit që kjo zgjedhje të mos ndodhë. Askush nuk deklaron se marrëdhëniet me vendin që përfaqëson janë të kërcënuara nga Trump. Këto i thotë vetëm lideri global i fshatit tonë të vogël.
Stafi i kryeministrit është në hall edhe për faktin se ka qenë inspirim në diplomacinë idiote të kryeministrit, që duke goditur kundërshtarin e më të fuqishmit, të hynte në zemrën e këtij të fundit. Këshilltarët mediatikë të Ramës dhe disa gazetarë të tij, i bënë jehonë të madhe faktit që Neë York Times apo CNN, e bënë lajm demaskimin e Ramës ndaj Trump. Dhe vërtet Rama e kapi zyrën ovale të Obamës edhe falë kësaj diplomacie anadollake.
Përveçse frymëzuan këtë “gjenialitet” diplomatik, njerëzit e kryeministrit kishin bërë gati edhe udhëtimin e tij në SHBA me datë 8 nëntor, për një ekspozitë thuhej, ku lideri nga Shqipëria do të shfaqej me siguri në ndonjë foto apo festim me njerëzit e Hillary Clinton dhe madje ishin planifikuar edhe transmetime live për të përcjellë opinionet e kryeministrit tonë për të ardhmen e Amerikës.
Por tani, kur gjërat shkuan ndryshe, “truri mediatik” i Edi Ramës mesa duket nuk i ka lënë vetes ndonjë rrugëdalje dinjitoze dhe prandaj përpjekjet për të krahasuar Ramën me liderë botërorë, për të thirrur në ndihmë Kosovën, për t’u marrë me opozitën shqiptare dhe për të relativizuar një ngërç të madh mes kryeministrit tonë dhe presidentit të ri të SHBA, duken edhe më keq se diplomacia e kryeministrit për t’u bërë i rëndësishëm në tryezat globale.
Në fund, ai po del ashtu siç është, një politikan kompleksiv, servil dhe i paditur, që i rri për shtat vetëm tryeza e kabinetit të tij qeveritar. /Lapsi.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Investigimi që do trondisë opinionin publik: Çfarë hamë, çfarë po na sëmur ?!

Menyja me ‘helm’ për studentët e sigurisë, zbulohet çfarë u dhanë për drekë

07/05/2026
Rama me juristët e njohur të botës: Si mësuan shqiptarët të vënë rripin e sigurimit në makinë

Rama me juristët e njohur të botës: Si mësuan shqiptarët të vënë rripin e sigurimit në makinë

07/05/2026
Prishet pajisja elektronike, manipulohen testet për gradën nënkomisar

Helmohen studentët e Akademisë së Sigurisë, në kërkim nga policia administratorja e kompanisë

07/05/2026
Tomorri: Si oligarkët po zgjasin koncesionin e kolaudimit

KLODIAN TOMORRI/ Nga buron suksesi i zotit Teqja

06/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Investigimi që do trondisë opinionin publik: Çfarë hamë, çfarë po na sëmur ?!

Menyja me ‘helm’ për studentët e sigurisë, zbulohet çfarë u dhanë për drekë

07/05/2026
Rama me juristët e njohur të botës: Si mësuan shqiptarët të vënë rripin e sigurimit në makinë

Rama me juristët e njohur të botës: Si mësuan shqiptarët të vënë rripin e sigurimit në makinë

07/05/2026
Prishet pajisja elektronike, manipulohen testet për gradën nënkomisar

Helmohen studentët e Akademisë së Sigurisë, në kërkim nga policia administratorja e kompanisë

07/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.