Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ilir Meta: Fitorja e Donald Trump ishte surprizë

09/11/2016
Ilir Meta: Fitorja e Donald Trump ishte surprizë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, ka deklaruar se kjo është e bukura e demokracisë, ndërsa nuk e ka fshehur suprimimin nga fitorja e Donald Trump.
“Nuk është e rëndësishme se kush ndërrohet në Uashington apo në Tiranë, pasi të gjithë janë të detyruar dhe të obliguar t’i shërbejnë lulëzimit të marrëdhënieve shqiptaro-amerikane”, u shpreh midis të tjerave Ilir Meta, gjatë takimit të organizuar nga Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu.

Intervista e plotë e Ilir Metës

Meta: Ka qenë një proces i  jashtëzakonshëm me dinamika të paparashikueshme. Solli një rezultat të paparashikueshëm për shumicën e mediave, sondazheve por ka qenë një finale mjaft demokratike, jo vetëm urimi i znj. Clinton por edhe vlerësimi që ka bërë z. Trump për rivalen e tij dhe kontributet e saj për SHBA. Pra, ka qenë një fushatë mjaft e fortë, mjaft e ndarë, por duhet thënë se Amerika ka dalë e bashkuar dhe z.Trump i ka të gjitha mundësitë të bëjë realitet dhe sloganin e znj. Clinton “Së bashku më të fortë.

A ishte demokratik procesi dhe deklarata e Trump pas procesit, a ishte e duhura?
Meta:
Procesi ndoshta ishte edhe më demokratik se duhet, në kuptimin se gara ka qenë mjaft e fortë dhe ndonjëherë ndoshta etika nuk u ruajt në ato parametra etike që ne jemi mësuar në garat amerikane por fundi që mbahet mend ishte një fund i mrekullueshëm për sa i takon kulturës politike dhe demokratike dhe besoj se ky proces do ta ndihmojë dhe Amerikën të eci edhe më shpejt përpara.

Kur thatë se rezultati ka bënë shumë i papritur për shumë persona, a fusni këtu dhe veten tuaj?
Meta: Unë jam një natyrë që në përgjithësi jam skeptik ndaj sondazheve por edhe ndaj mediave në kuptimin e ndikimeve aq më tepër që dhe eksperienca të ndryshme na kanë bërë për të qenë gjithnjë skeptikë, por natyrisht që fitorja e znj. Clinton nuk do të ishte një surprizë pasi ka qenë një figurë shumë e njohur në SHBA dhe në gjithë botën. Surprizë ishte kjo që ndodhi që tregoi dhe njëherë se demokracia është e bukur se çdo gjë mund të ndodhë.

Po marrëdhëniet Shqipëri – SHBA me zgjedhjen në krye të shtetit, të Donald Trump? Mendoni se do të jenë siç kanë qenë tradicionalisht?
Meta: Mendoj se do të jenë edhe më të mira, sepse unë jam i bindur se marrëdhëniet midis dy vendeve dy shteteve janë mjaft solide, por në 16 vjet kur Presidenti Bush e hapi këtë marrëdhënie pas vetë hapjes që Shqipëria nisi, edhe të gjithë presidentët më pas e kanë konsoliduar këtë marrëdhënie. Kjo është një marrëdhënie shtetërore, strategjike. Nuk është e rëndësishme se kush ndërrohet në Uashington apo ën Tiranë, pasi të gjithë janë të detyruar dhe të obliguar t’i shërbejnë lulëzimit të marrëdhënieve shqiptaro-amerikane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Rama me juristët e njohur të botës: Si mësuan shqiptarët të vënë rripin e sigurimit në makinë

Rama me juristët e njohur të botës: Si mësuan shqiptarët të vënë rripin e sigurimit në makinë

07/05/2026
Prishet pajisja elektronike, manipulohen testet për gradën nënkomisar

Helmohen studentët e Akademisë së Sigurisë, në kërkim nga policia administratorja e kompanisë

07/05/2026
Tomorri: Si oligarkët po zgjasin koncesionin e kolaudimit

KLODIAN TOMORRI/ Nga buron suksesi i zotit Teqja

06/05/2026
Berisha: Pronarët e medieve bëhen investitorë strategjikë! Nxjerrin në studio si analistë kriminelët e damkosur

Berisha: Pronarët e medieve bëhen investitorë strategjikë! Nxjerrin në studio si analistë kriminelët e damkosur

06/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Rama me juristët e njohur të botës: Si mësuan shqiptarët të vënë rripin e sigurimit në makinë

Rama me juristët e njohur të botës: Si mësuan shqiptarët të vënë rripin e sigurimit në makinë

07/05/2026
Prishet pajisja elektronike, manipulohen testet për gradën nënkomisar

Helmohen studentët e Akademisë së Sigurisë, në kërkim nga policia administratorja e kompanisë

07/05/2026
Tomorri: Si oligarkët po zgjasin koncesionin e kolaudimit

KLODIAN TOMORRI/ Nga buron suksesi i zotit Teqja

06/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.