Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

HISTORIA SEKRETE/ Çfarë i ka premtuar Edi Rama, Majlinda Bregut?

08/11/2016
HISTORIA SEKRETE/ Çfarë i ka premtuar Edi Rama, Majlinda Bregut?
Share on FacebookShare on Whatsapp

Çfarë i është propozuar në Bruksel deputetes disidente të PD?
Edhe një herë mediat i kanë bërë jehonë qëndrimit të ndryshëm që deputetja Majlinda Bregu, e cila kryeson komisionin e integrimit, ka pasur kundër partisë së saj lidhur me hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.
Nëse partia e znj. Bregu ka kërkuar t’i lidhë ato me zgjedhjet e ardhshme, vetë ish ministrja e Integrimit ka kërkuar në Bruksel se “kura me e mirë kundër armiqve të demokracisë, është më shumë demokraci”. Në mbledhjen e komisionit të përbashkët Shqipëri- BE, Bregu ka kërkuar hapjen sa më parë të këtyre negociatave.
Po si shpjegohet ky qëndrim i ri i Majlinda Bregut? A ka të bëjë ai thjeshtë me një bindje të saj? Apo ka të bëjë me je flirtim politik me Ramën sikurse mendon shumëkush brenda PD?
Lapsi.al ka investiguar pak më tepër dhe ka mësuar se angazhimi i znj. Bregu shkon përtej bindjes së saj politike. Ai lidhet me një propozim joshës që ajo ka marrë në Bruksel, që para kohës kur do të votohej reforma në drejtësi, verën e shkuar.
Majlinda Bregut i është propozuar roli i kryenegociatores së Shqipërisë me BE, pas hapjes së mundshme të negociatave. Përveçse një vend tejet prestigjioz, ai është gjithashtu edhe një vend i paguar me një shpërblim disa mijra eurosh, pasi fondet jepen nga BE.
Por, jo vetëm kaq. Që Bregu ta arrijë këtë objektiv, “Ok” duhet të thotë edhe qeveria e Tiranës.
Deri në këtë pikë qeveria shqiptare dhe Komisioni Europian kanë rënë dakord parimisht. Duket se Majlinda Bregu ia ka marrë fjalën Ramës gjatë një takimi jo publik me të në fillim të korrikut në Paris.
Por fakti se kompromisi Bregu- Rama ka përfunduar lumturisht, nuk ka qenë i mjaftueshëm për vazhdimin e projektit.
Sepse sipas informatave të Lapsi.al, në lojë është shfaqur edhe Ilir Meta.
Gjatë një takimi në Bruksel, bashkëbiseduesit e saj i kanë thënë ministres së LSI, Klajda Gjosha se ata ishin ne një mendje me kryeministrin Rama për të caktuar si kryesuese të delegacionit shqiptar që do dialogonte me BE, Majlinda Bregun.
Gjosha, si një bijë besnike e LSI, nuk është prononcuar dhe menjëherë ka dalë nga takimi për të pyetur me telefon Ilir Metën.
Por ky i fundit e ka refuzuar propozimin, duke vënë dy kushte. Së pari sepse kryenegociatori sipas praktikës vendoset rëndom një diplomat karriere (pra jo një politikan i lartë), me prirje bipartizane. Dhe e dyta, se nëse zonja Bregu e donte këtë post, për këtë duhet të jepte miratimin edhe partia e saj.
Kështu topi shkoi tek Lulzim Basha, i cili ndodhej përpara dilemës: ose t’i prishte karrierën njërës prej ish kolegeve të tij në qeveri, ose të bëhej shtojcë e vendimmarrjes së Ramës, i cili do e shiste këtë lëvizje si një veprim konsensual duke u mburrur se këtë post të rëndësishëm po ia “dhuronte” opozitës.
Natyrisht Basha mund të vepronte edhe ndryshe. Mund të shkonte edhe me idenë: më mirë Bregu sesa një socialist i thekur, por historia aspak miqësore me Majlindën, kritikat e saj dhe ftohja mes të dyve, kanë ndikuar në mospëlqimin e tij. Sipas informacionit që ka Lapsi.al, kreu i opozitës është treguar i ngurtë dhe nuk e ka miratuar këtë plan. Praktikisht ai i ka humbur PD-së edhe një deputete.
Dhe nga ky moment Ilir Meta, që luan rolin e garantit të opozitës brenda shumicës, nuk jep dakordësinë për paktin që ka arritur Brukseli, Rama dhe Bregu.
Pikërisht kjo ambicje e prerë në mes nga familja e saj politike, e ka ftohur Bregun me PD. Pikërisht kjo gjë e ka afruar ish ministren e Berishës në qëndrime me kryeministrin. Prandaj edhe njëherë, që pas reformës në drejtësi, Majlinda Bregu ishte të hënën në Bruksel më pranë idesë së shumicës për hapjen e negociatave sesa asaj të PD, në të cilën militon ende. /Lapsi.al/
bregu-rama1

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Rama me juristët e njohur të botës: Si mësuan shqiptarët të vënë rripin e sigurimit në makinë

Rama me juristët e njohur të botës: Si mësuan shqiptarët të vënë rripin e sigurimit në makinë

07/05/2026
Prishet pajisja elektronike, manipulohen testet për gradën nënkomisar

Helmohen studentët e Akademisë së Sigurisë, në kërkim nga policia administratorja e kompanisë

07/05/2026
Tomorri: Si oligarkët po zgjasin koncesionin e kolaudimit

KLODIAN TOMORRI/ Nga buron suksesi i zotit Teqja

06/05/2026
Berisha: Pronarët e medieve bëhen investitorë strategjikë! Nxjerrin në studio si analistë kriminelët e damkosur

Berisha: Pronarët e medieve bëhen investitorë strategjikë! Nxjerrin në studio si analistë kriminelët e damkosur

06/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Rama me juristët e njohur të botës: Si mësuan shqiptarët të vënë rripin e sigurimit në makinë

Rama me juristët e njohur të botës: Si mësuan shqiptarët të vënë rripin e sigurimit në makinë

07/05/2026
Prishet pajisja elektronike, manipulohen testet për gradën nënkomisar

Helmohen studentët e Akademisë së Sigurisë, në kërkim nga policia administratorja e kompanisë

07/05/2026
Tomorri: Si oligarkët po zgjasin koncesionin e kolaudimit

KLODIAN TOMORRI/ Nga buron suksesi i zotit Teqja

06/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.