Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Pasi njihet me masën e dënimit të tij, shqiptari shpërthen dhe çudit pjesëmarrësit në gjyq

31/10/2016
Pasi njihet me masën e dënimit të tij, shqiptari shpërthen dhe çudit pjesëmarrësit në gjyq
Share on FacebookShare on Whatsapp

Sapo ka dëgjuar gjyqtarin që i ka shqiptuar dënimin prej 3 vjet e nëntë muaj burg ka shpërthyer fillimisht në lot. Pastaj ai ka filluar të godasë kokën dhe fytyrën e vet me grushte me tërë fuqinë që kishte, sikur donte të mbyste veten.

Në sallën e gjykimeve të porotës të Gjykatës së Landit në Ulm, të mërkurën ka ndodhur një incident, me ç`rast një azilkërkues nga Shqipëria ka reaguar shumë rëndë pasi që i është shqiptuar dënimi për tentim vrasjeje. Burri 48 vjeçar, sapo ka dëgjuar gjyqtarin që i ka shqiptuar dënimin prej 3 vjet e nëntë muaj burg ka shpërthyer fillimisht në lot, shkruan augsburger-allgemeine.de. Pastaj ai ka filluar të godasë kokën dhe fytyrën e vet me grushte me tërë fuqinë që kishte, sikur donte të mbyste veten. Është dashur ndërhyrja e disa zyrtarëve për ta neutralizuar personin e përmendur derisa kanë ardhur sanitarët dhe një mjeke e emergjencës të cilët e kanë udhëzuar menjëherë për në Klinikën Universitare.
Agresiviteti i azilkërkuesit në fjalë kishte rënë në sy që në pesë seancat paraprake duke ju ndërhyrë në fjalë disa dëshmitarëve, transmeton albinfo.ch. Ai kishte kërcënuar me vdekje vazhdimisht shumë nga të strehuarit tjerë shqiptarë në qendrën e azilit në Blaustein dhe kishte rrahur disa herë disa fëmijë dhe çifte pleqsh. Por, para gjyqit ai ka thënë se është zënë me bashkatdhetarët e tij për shkak se, sipas tij, ata nuk kërkonin punë në Gjermani por vetëm sorollateshin dhe pinin alkool si dhe nuk u përmbaheshin rregullave të higjienës. Ndërsa fqinjët e tij ishin ankuar me një letër të dërguar autoriteteve se “ishin terrorizuar nga personi, për çka kishte ndodhur që nga frika, në mesnatë të iknin nga banesa.
Situata kishte shpërthyer kur ai kishte kërcënuar familjen fqinje e cila donte ta padiste pasi që ai kishte rrahur vajzën e tyre. Kur 48-vjeçari kishte kërkuar ta tërhiqnin padinë dhe ata nuk kishin pranuar, i akuzuari kishte marrë sëpatën e mishit nga kuzhina duke sulmuar fqinjin me të, përcjell albinfo.ch. Me këtë rast, sipas gjykatës ai kishte për qëllim ta mbyste atë duke e goditur në kokë ose së paku, e kishte marrë në konsideratë edhe vrasjen e tij. Goditja e parë me sëpatë e kishte kapur personin e sulmuar që por me dorën e ngritur lart. Me atë rast ai ka pësuar lëndim të lehtë.
Goditjet tjera vrasëse janë penguar falë alarmimit që kanë bërë gruaja e viktimës dhe e sulmuesit. Edhe pse xhirimet e bëra nga video-kamera e dëshmonin shumë qartë zhvillimin e ngjarjes, kjo nuk e ka ndaluar të akuzuarin që të tregonte versionin e vet. Por trupi gjykues i ka besuar videos dhe jo rrëfimit të tij.
Është interesante se prokuroria ka kërkuar dënim më të butë se sa që i ka shqiptuar gjykata: 2 vjet burg për lëndim të rrezikshëm trupor, transmeton albinfo.ch. Dhe, duket se fakti që dënimi i kumtuar nga trupi gjykues dukshëm më i lartë se propozimi i prokurorisë ka qenë shkaktari i shpërthimit të tij.


Linku i lajmit
http://www.albinfo.ch/pasi-i-shqiptohet-denimi-shperthen-shqiptari-dhe-lendon-veten-rende/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Berisha akuzon Bankën e Shqipërisë për heshtje ndaj “narko-euros”: Ka përgjegjësi të madhe

Berisha akuzon Bankën e Shqipërisë për heshtje ndaj “narko-euros”: Ka përgjegjësi të madhe

25/07/2026
DHËRMI & EMRI/ I qëlluar me armë dhe i zhdukur, nuk dihet fati i 31 vjeçarit nga Tirana

A shoqërohej polici me të kërkuarin e SPAK në Durrës ndërsa dhunuan një person

25/07/2026
Nëntë të rinj shqiptarë rrihen me njëri-tjetrin, disa përfundojnë në urgjencë

Shiste 300 doza kokainë në javë. Si u kap shqiptari në Cuneo, Itali me 15 mijë euro në xhep

25/07/2026
Kriteret e reja për serviset e mekanikëve, ja sa janë gjobat

Servisi mashtrues në Astir, pranonte makina për riparim por fundi ishte ‘i tmerrshëm’

25/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha akuzon Bankën e Shqipërisë për heshtje ndaj “narko-euros”: Ka përgjegjësi të madhe

Berisha akuzon Bankën e Shqipërisë për heshtje ndaj “narko-euros”: Ka përgjegjësi të madhe

25/07/2026
DHËRMI & EMRI/ I qëlluar me armë dhe i zhdukur, nuk dihet fati i 31 vjeçarit nga Tirana

A shoqërohej polici me të kërkuarin e SPAK në Durrës ndërsa dhunuan një person

25/07/2026
Nëntë të rinj shqiptarë rrihen me njëri-tjetrin, disa përfundojnë në urgjencë

Shiste 300 doza kokainë në javë. Si u kap shqiptari në Cuneo, Itali me 15 mijë euro në xhep

25/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.