Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Rama: Ne do të qëndrojmë majtas edhe në qoftë se LSI do të “martohet” djathtas

30/10/2016
Rama: Ne do të qëndrojmë majtas edhe  në qoftë se LSI do të “martohet” djathtas
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kreu i Qeverisë, njëherazi edhe i PS-së, Edi Rama, nuk e ka fshehur “merakun” që LSI ende nuk po vendos për koalicionin për zgjedhjet e vitit 2017.
Në një intervistë për TV Klan, ai deklaroi se “Ne do të presim që LSI të mbarojë zgjedhjet brenda partisë. Në qoftë se pas këtyre zgjedhjeve, LSI do të vendosë të martohet djathtas, ne do të qëndrojmë majtas”, iu shpreh Rama.
Midis të tjerave, kryeministri Rama ka komentuar edhe vendimin më të fundit të Gjykatës Kushtetuese, për të pezulluar ligjin e “Vettingut”.
Kryeministri Rama e sheh vendimin e pezullimit për ligjin e Vettingu-t nga Gjykata Kushtetuese si shprehje e rezistencës nga një aleancë që i druhet Reformës në Drejtësi, ku ai rreshton dhe opozitën.
Sipas Ramës, “ky vendim është një rezistencë ndaj ‘Vettingut’”, për zbatimin e të cilit kryeministri shprehet i sigurt se do të zbatohet, pavarësisht vonesave që po krijon kjo aleancë dhe se atij nuk do të mund t’i shmanget askush.
Reforma në Drejtësi solli përplasje edhe në koalicionin qeverisës, duke ngritur pikëpyetje në vazhdimësinë e tij. Kryeministri thotë se ai e ka të qartë të ardhmen dhe pret vendimin e LSI –së.
Debate në koalicion shkaktoi edhe deklarata e Ministrit të Drejtësisë për përfshirjen e ushtrisë në betejën e shtetit me kultivuesit e kanabisit. Por Rama thotë se ai ishte vetëm një mendim personal.
Kryeministri pohon se mazhoranca është gati të amendojë ligjin për importin e mbetjeve pasi presidenti e ktheu për rishqyrtim në kuvend, por përjashton mundësinë e  shfuqizimit të tij siç kërkojnë shoqatat ambientaliste.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Zjarr në një apartament pranë stadiumit “Selman Stërmasi”, rruga e bllokuar nga makinat

Zjarr në një apartament pranë stadiumit “Selman Stërmasi”, rruga e bllokuar nga makinat

13/08/2026
Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

Veliaj çon në Apel vendimin e gjykatës për emërimin e prokurorit Dado

13/08/2026
Debate në mbledhjen me Ramën, kryebashkiakët kundërshtojnë shkrirjen e 15 bashkive

Debate në mbledhjen me Ramën, kryebashkiakët kundërshtojnë shkrirjen e 15 bashkive

12/08/2026
Kalaja: Kruja në ankth, flakët janë shumë pranë banesave në Abaze. Sillni mjete me ujë, zjarrfikësit kanë nevojë për furnizim

Kalaja: Kruja në ankth, flakët janë shumë pranë banesave në Abaze. Sillni mjete me ujë, zjarrfikësit kanë nevojë për furnizim

12/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Zjarr në një apartament pranë stadiumit “Selman Stërmasi”, rruga e bllokuar nga makinat

Zjarr në një apartament pranë stadiumit “Selman Stërmasi”, rruga e bllokuar nga makinat

13/08/2026
Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

Veliaj çon në Apel vendimin e gjykatës për emërimin e prokurorit Dado

13/08/2026
Debate në mbledhjen me Ramën, kryebashkiakët kundërshtojnë shkrirjen e 15 bashkive

Debate në mbledhjen me Ramën, kryebashkiakët kundërshtojnë shkrirjen e 15 bashkive

12/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.