Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

E-MAILET/ Hillary Clinton humbet terren përballë Donald Trump

29/10/2016
E-MAILET/ Hillary Clinton humbet terren përballë Donald Trump
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një anketim i ri në nivel kombëtar i publikuar sot, tregon se avantazhi i kandidates demokrate Hillary Clinton përkundër rivalit republikan Donald Trump është ngushtuar së tepërmi.
Sondazhi u krye përpara se FBI-ja të njoftonte se ka prova të reja për çështjen e serverit privat të email-it gjatë kohës që zonja Clinton ishte Sekretare e Shtetit.
Anketimi, i kryer nga ABC News/Washington Post, tregon një mbështetje prej 47% për zonjën Clinton dhe 45% për zotin Trump në radhët e votuesve të mundshëm. Kjo është një rënie dramatike krahasuar me anketimin e një jave më parë, sipas të cilit zonja Clinton udhëhiqte me 50% mbështetje, përballë 38% për zotin Trump.
Drejtori i FBI-së, James Comey, njoftoi dje se agjencia po shqyrton nëse gjendet informacion i klasifikuar në një pajisje që i përkiste ish-ligjvënësit Anthony Weiner, i cili ka qenë bashkëshorti i Huma Abedin, ndihmëse e zonjës Clinton.
Rezultatet e anketimit të sotshëm, që e tregojnë zonjën Clinton me vetëm 2% avantazh, bazohen në intervista të kryera nga dita e hënë, 24 tetor, deri në ditën e enjte, 27 tetor, pra një ditë përpara se FBI-ja të shprehej për prova të reja.
Anketimi pararendës, që e tregonte zonjën Clinton me 12% avantazh, ishte kryer gjatë periudhës 20 – 23 tetor.
Gjatë periudhës ndërmjet dy anketimeve, vetë zoti Trump ka fituar 7% pikë më shumë, ndërsa zonja Clinton ka humbur 3%.
Evidentohet një entuziazëm më i lartë në radhët e republikanëve edhe përpara njoftimit të FBI-së. Anketimi i sotshëm tregon se 81% e republikanëve të regjistruar ka gjasa të votojnë, krahasuar me 75% të evidentuar gjatë një anketimi pararendës.
Anketimit të sotshëm i janë përgjigjur 1148 votues të mundshëm, dhe mundësia e gabimit është 3%. /VOA/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Berisha akuzon Bankën e Shqipërisë për heshtje ndaj “narko-euros”: Ka përgjegjësi të madhe

Berisha akuzon Bankën e Shqipërisë për heshtje ndaj “narko-euros”: Ka përgjegjësi të madhe

25/07/2026
DHËRMI & EMRI/ I qëlluar me armë dhe i zhdukur, nuk dihet fati i 31 vjeçarit nga Tirana

A shoqërohej polici me të kërkuarin e SPAK në Durrës ndërsa dhunuan një person

25/07/2026
Nëntë të rinj shqiptarë rrihen me njëri-tjetrin, disa përfundojnë në urgjencë

Shiste 300 doza kokainë në javë. Si u kap shqiptari në Cuneo, Itali me 15 mijë euro në xhep

25/07/2026
Kriteret e reja për serviset e mekanikëve, ja sa janë gjobat

Servisi mashtrues në Astir, pranonte makina për riparim por fundi ishte ‘i tmerrshëm’

25/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha akuzon Bankën e Shqipërisë për heshtje ndaj “narko-euros”: Ka përgjegjësi të madhe

Berisha akuzon Bankën e Shqipërisë për heshtje ndaj “narko-euros”: Ka përgjegjësi të madhe

25/07/2026
DHËRMI & EMRI/ I qëlluar me armë dhe i zhdukur, nuk dihet fati i 31 vjeçarit nga Tirana

A shoqërohej polici me të kërkuarin e SPAK në Durrës ndërsa dhunuan një person

25/07/2026
Nëntë të rinj shqiptarë rrihen me njëri-tjetrin, disa përfundojnë në urgjencë

Shiste 300 doza kokainë në javë. Si u kap shqiptari në Cuneo, Itali me 15 mijë euro në xhep

25/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.