Prokuroria e Përgjithshme ka konfirmuar kërcënimin ndaj prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla në një rrugë të tërthortë. Nëpërmjet një njoftimi për shtyp nga zëdhënësi i saj, Albi Serani, nuk përgënjeshtrohet lajmi i publikuar nga top channel në të cilin theksohej se kryeprokurori detyrohet të largojë familjen nga Shqipëria pas një kërcënimi.
“Prokurori i Përgjithshëm, ashtu edhe institucioni i Prokurorisë vijojnë normalisht aktivitetin në bazë të ligjit dhe nuk ka asnjë cënim në ecurinë e hetimeve që po zhvillohen në të gjithë strukturat e institucionit”, thuhet në deklaratën e Prokurorisë së Përgjithshme.





