Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

I vrarë me plumb në gojë, amaneti që viktima u la fëmijëve

23/09/2016
I vrarë me plumb në gojë, amaneti që viktima u la fëmijëve
Share on FacebookShare on Whatsapp
jë 69 ­vjeçar u gjet i vrarë mesditën e djeshme, i ulur poshtë dhe me një pistoletë pranë dorës. Sipas Policisë, viktima ka vrarë veten në rrethana ende të paqarta. Ndërsa në xhep iu gjet një letër lamtumire, ku kishte shkruar edhe amanetin e fundit për fëmijët. “Mbani afër mamin…”, shkruante në letër viktima, raporton “Panorama”.
 
Ndërsa kërkonte gjithashtu që Policia të mos merrej me këtë ngjarje, pasi e kishte bërë vetë. Ngjarja ndodhi në zonën e Linzës, në Tiranë, vetëm pak metra larg repartit RENEA, pranë varrezave të fshatit. Policia tha se viktima është shtetasi Gani Çela, baba i 4 fëmijëve, nga Përmeti dhe banues në zonën e “Freskut”, në Tiranë.

Kalimtarët e rastit dhe disa banorë të zonës që kanë dëgjuar të shtënën e armës, kanë parë trupin e pajetë të 69­ vjeçarit dhe menjëherë kanë lajmëruar Policinë. Duke dyshuar për një vrasje të mundshme, në vendngjarje kanë shkuar menjëherë dhjetëra forca policie, nga Komisariati nr.4, Njësia “Shqiponja” dhe oficerë të Krimeve të Rënda. Por nga verifikimet e kryera në vendin e ngjarjes, provat dhe këqyrja e kufomës, rezultoi se Gani Çela kishte vrarë veten. Burimet thanë se pistoleta tip “TT” u gjet në tokë pranë vendit ku ai ishte ulur para vetëvrasjes, në krahun e tij të djathtë. Gjithashtu u gjet edhe një gëzhojë. Ndërsa në xhep u gjet letra që ai kishte shkruar dhe karta e identitetit.

“Policia të mos merret kot me këtë problem. E kam bërë me dashje. Mbani afër mamin…”. Këto kanë qenë fjalët e fundit që 69­vjeçari ka hedhur në një copë letër, para se të kryente vetëvrasjen. Oficerët e grupi hetimor morën në pyetje dje familjarët e viktimës, gruan dhe djemtë e tij, për të mësuar ndonjë motiv të mundshëm që e ka çuar atë drejt vetëvrasjes. Megjithatë duket se as familjarët e tij nuk i dinë arsyet e këtij veprimi.

Sipas dëshmisë së tyre për hetuesit, Gani Çela nuk kishte probleme depresioni apo të ndonjë natyre tjetër shëndetësore që ta detyronte t’i jepte fund jetës. Po ashtu, familjarët kanë pohuar për Policisë se ai nuk kishte as probleme ekonomike, borxhe apo grindje në familje, pasi ishte njeri i qetë. Në këto rrethana edhe vetë njerëzit e tij më të afërt nuk kanë mundur të shpjegojnë arsyet e këtij krimi, pasi edhe për ta është mister motivi i vetëvrasjes. Ndërsa nuk kanë dhënë shpjegime për armën me të cilën ai ka vrarë veten, pasi kanë pretenduar se nuk e dinin që ai mbante pistoletë. Burimet thanë se po vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

VIDEO/ Policia jep detajet e plagosjes në Durrës, pamje nga vendi i ngjarjes

Aksident i rëndë në Misto Mame, humb jetën 55-vjeçarja

18/08/2026
Mes pasurisë minerare dhe kostos mjedisore: kush paguan për rehabilitimin?

Mes pasurisë minerare dhe kostos mjedisore: kush paguan për rehabilitimin?

18/08/2026
38 persona shoqërohen pas vrasjes së turistit në Ksamil, edhe një punonjës policie

38 persona shoqërohen pas vrasjes së turistit në Ksamil, edhe një punonjës policie

18/08/2026
PAMJET/ Si u kap në Levan Sokrat Vata, vajza në makinë një turke

PAMJET/ Si u kap në Levan Sokrat Vata, vajza në makinë një turke

18/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

VIDEO/ Policia jep detajet e plagosjes në Durrës, pamje nga vendi i ngjarjes

Aksident i rëndë në Misto Mame, humb jetën 55-vjeçarja

18/08/2026
Mes pasurisë minerare dhe kostos mjedisore: kush paguan për rehabilitimin?

Mes pasurisë minerare dhe kostos mjedisore: kush paguan për rehabilitimin?

18/08/2026
38 persona shoqërohen pas vrasjes së turistit në Ksamil, edhe një punonjës policie

38 persona shoqërohen pas vrasjes së turistit në Ksamil, edhe një punonjës policie

18/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.