Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Biseda erotike e deputetes shqiptare me zv/ kryeministrin, del e vërteta

23/09/2016
Biseda erotike e deputetes shqiptare me zv/ kryeministrin, del e vërteta
Share on FacebookShare on Whatsapp

Deputetja shqiptare nga radhët e BDI-së, në Parlamentin e Maqedonisë, Ermira Mehmeti, përmes një postimi të saj në facebook ka folur për përgjimet telefonike të publikuara në media para disa kohësh.

Deputetja Mehmeti, të cilës muaj më parë iu publikua një audio-incizim në të cilin dëgjohej një bisedë që thuhej se ishte bërë mes deputetes Mehmeti dhe një kolegu të saj nga partia. Gjuha që u dëgjua në këtë audio-incizim shkaktoi shumë revoltë tek simpatizantët e deputetes shqiptare. Ermira Mehmeti deri sot nuk kishte dhënë shumë informacione rreth vërtetësisë së incizimeve, duke mos dashur të deklarohej me idenë që me rastin është duke u marrë Prokuroria. Megjithatë, Mehmeti sot ka thënë se ajo ka mbetur e vetme dhe pa përkrahje as të partisë së saj BDI, në gjithë këtë aferë të montuar. Ermira Mehmeti përmes një shënimi në facebook ka bërë publik emrin e vajzës që i dëgjohet zëri në incizim, për të cilën thuhej se ishte Ermira Mehmeti.
“Gjatë gjithë kësaj kohe tek unë kanë ardhur individë, të njohur e të panjohur, të cilët më kanë dhënë prova për atë se zëri i kujt në fakt është në atë përgjim. Këtë informatë unë ia kam transmetuar edhe Prokurorisë Speciale, por edhe Ministrit (të opozitës) të Punëve të Brendshme. Këtë informatë ua kam transmetuar edhe Zëvendës Ministrit për Punë të Brendshme Nuhiu, si dhe Zëvendës Drejtorit për Siguri Publike Dehari. Gjatë gjithë kësaj kohe nuk kam folur për këtë çështje duke u nisur nga edukata ime dhe përcaktimi se roli im publik nuk është për t’ia prishur jetën askujt, aq më pak ndonjë vajze apo femre. Por, sot po them dy gjëra: zonjusha në fjalë është A.A. nga Shkupi, dhe unë, por edhe Prokuroria Special e Ministria e Brendshme e kemi fotografinë e saj.” ka bërë të ditur Ermira.

Ajo më tej shprehet se duke u gjendur pa mbrojtje nga institucionet por as nga subjekti i saj politik, është detyruar që vetë të kërkoj që të bëhet ekspertiza e ‘përgjimit’, në rrugë private.

“Atë ekspertizë e kanë bërë inxhinierë të zërit nga Maqedonia, Kosova, dhe SHBA-të, dhe është parë qartë se bëhet fjalë për një bisedë të montuar, me qëllim diskreditimin tim”, thotë Mehmeti duke treguar se të njëjtat prova i ka dorëzuar në të gjitha organet e drejtësisë në vend, përfshirë edhe ministra e shefa Policie, duke shtuar se nuk ka dyshim se qëllimi i kësaj fushate ka qenë dhe ngelet largimi i saj nga skena politike.
Fundin e shënimit të saj në facebook, deputetja Ermira Mehmeti e përmbyll me këto fjalë, “kjo nuk është politika që unë di ta bëj, nuk është politika që e kam mësuar, dhe nuk është politika në të cilën do të vazhdoj të jap kontribut. Prandaj, do të kërkoja që të ndërpritet fushata kundër meje dhe të lihet e qetë familja ime’.

Po ndodh

DURRËS/ E goditi me gur në kokë, përfundon rëndë në spital

Policia gjen burrin që la pa jetë të shoqen në Tiranë

19/09/2026
Debati për muzeun hebraik në Vlorë, Berisha: Dënojmë çdo sjellje antisemite

Debati për muzeun hebraik në Vlorë, Berisha: Dënojmë çdo sjellje antisemite

19/09/2026
Berisha: PD në pushtet, strategji për ripopullimin

Berisha: PD në pushtet, strategji për ripopullimin

19/09/2026
Shkodër/ Plagoset me armë zjarri Vladimir Bruçi, autori identifikohet

TIRANË/ Burri qëllon gruan me thikë, mbetet pa jetë

19/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DURRËS/ E goditi me gur në kokë, përfundon rëndë në spital

Policia gjen burrin që la pa jetë të shoqen në Tiranë

19/09/2026
Debati për muzeun hebraik në Vlorë, Berisha: Dënojmë çdo sjellje antisemite

Debati për muzeun hebraik në Vlorë, Berisha: Dënojmë çdo sjellje antisemite

19/09/2026
Berisha: PD në pushtet, strategji për ripopullimin

Berisha: PD në pushtet, strategji për ripopullimin

19/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

163.768 artikuj gjithsej