Arrestohet avokati Preng Lleshaj. Ai akuzohet për ushtrim dhe ndikim të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.
Arestimi i tij u krye nga komisariati i policisë nr 3. Ndaj 66 vjeçarit të lindur në Pukë e banues në Tiranë prokuroria e rrethit gjyqësor Lezhë kishte dërguar urdhërekzekutim e vendimit penal nr 217.
Gjykata e Lezhës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për veprën penale ”ushtrim dhe ndikim të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 245/ 2 i Kodit Penal





