Ish-Kryeministri Sali Berisha në një dalje për mediat tha se vetëm 3 vende në botë kanë aeroport droge: Venezuela, Kolumbia dhe Shqipëria dhe iu kërkoi gazetarëve ta verifikonin.
“Parlamenti është bërë sot lokusi i transparencës. Cilat nga gjërat e shtruara në parlament s’ka dalë e vërtetë?! Ajo është ora e tmerrit e Edi Ramës. Aty duhet të bëjmë transparencë të detyruar, të çdo akti monstruoz të tyre. Gjithçka me dokumenta.
A e dini se tre vende në botë kanë aeroport droge? Venezuela, Kolumbia, Shqipëria! Kontrollojeni, verifikojeni.Nuk është i vetmi ky (i Ishmit), prisni!Se ato mund të transportojnë eksploziv, armë, çdo gjë…Sa të jenë këta në pushtet, parlamenti do të jetë gjyqi publik për mega-afërat e qeverisë.”, është shprehur Berisha.






